Home / Lajme / Maqedoni / Ndrimi I motmoteve në sheshin e ri

Ndrimi I motmoteve në sheshin e ri

Këtij koncerti do t`I paraprijë ardhja e babadimrit në qendër të qytetit, ndërsa në orën 24.00 qytetarëve do t`iu drejtohet kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika.Për këtë eveniment komuna ka ndarë një buxhet prej 30 mijë eurove, ku janë përfshirë fishkekzjarret, zbulurimi I qendrës dhe rrugëve të qytetit, ndërsa është paraparë një bredh prej 7 metrave I lartë”, bëri të ditur Aziri.

Tetovë, 18 dhjetor-Nata e vitit të ri në Tetovë për herë të parë do të organizohet nga vetëqeverisja lokale.Me këtë rast është paraparë që të organizohet një koncert madhështor në qendrën e qytetit të Tetovës ndërsa si grup më I njohur do të jetë Elita -5, Elita Reçi si dhe grupe dhe këngëtarë tjerë nga Tetova.Zëdhënësi I Komunës së Tetovës Valmir Aziri, ka thënë për gazetën Koha se, koncerti në qendrën e Tetovës do të fillojë në ora 22.00 ndërsa do të përfundojë në orën 02.00 pas mesnate.”Këtij koncerti do t`I paraprijë ardhja e babadimrit në qendër të qytetit, ndërsa në orën 24.00 qytetarëve do t`iu drejtohet kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika.Për këtë eveniment komuna ka ndarë një buxhet prej 30 mijë eurove, ku janë përfshirë fishkekzjarret, zbulurimi I qendrës dhe rrugëve të qytetit, ndërsa është paraparë një bredh prej 7 metrave I lartë”, bëri të ditur Aziri.Ai shpreson se deri në natën e vitit të ri do të rregullohet edhe qendra e qytetit dhe kjo do të mundësojë që këtë festë qytetarët e Tetovës, ta shënojnë në ambient të hapur dhe në sheshin e ri.Sipas tij, për sigurinë atë natë do të përkujdeset policia e Tetovës, ndërsa policia rrugore do të kujdeset për komunikacionin rrugor.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *