Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kërkon nga gjykata kushtetuese abrogimin e disa neneve të ligjit për stimulimin e natalitetit

PDSH kërkon nga gjykata kushtetuese abrogimin e disa neneve të ligjit për stimulimin e natalitetit

Kryetarja e forumit të gruas pranë PDSH Merale Ferati tha se me këtë ligj konstatohet se fëmija për nënët maqedonase është trashëgim, gëzim dhe pasuri, ndërsa për nënat shqipatre është barrë.

Forumi I gruas Shqiptare pranë Partisë Denokratike Shqiptare sot ka ngritur një iniciativë deri te Gjyqi kushteutes për të abroguar disa nene të ligjit për stimulim të natalitetit, ku në bazë të këtij ligji beneficione marin vetëm gratë maqedonase ndërsa gratë dhe nënat shqiptare janë të anashkaluara. Kryetarja e forumit të gruas pranë PDSH Merale Ferati tha se me këtë ligj konstatohet se fëmija për nënët maqedonase është trashëgim, gëzim dhe pasuri, ndërsa për nënat shqipatre është barrë.Ajo më tej tha se qeveria e Maqedonisë, përkatësisht Minsitria e punës dhe politikës sociale aprovojnë një ligj krejtësisht antinjerëzor dhe me të anti shqiptarë.Sipas saj ky ligj për stimulim të natalitetit jo vetëm që është me përmasa fashizoide, por diskriminon fëmijët akoma pa lindur.Për këtë shkelje të të drejtave të njeriut Forumi I gruas shqipatre do të njoftojë Unionin Evropian, Ambasadën e SHBA-ve, Human Right Watch-in dhe të gjitha orgaznizatat tjera ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut”, tha kryetarja e forumit të gruas pranë PDSH Merale Ferati

Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *