Home / Lajme / Maqedoni / Plaçkitet një shitore

Plaçkitet një shitore

Person I panjohur të mërkurën mbrëma rreth orës 20 e 40 minuta ka kryer plaçkitje në shitoren “Ju Prom”, në rrugën Aleksandar Stojanoviç, numër 1 në Tetovë.Duke u kërcënuar me pistoletë ai nga shitsja 30 vjecare V.A e cila ka qenë vetëm në shitore, ka kërkuar që tia jap të gjitha paratë nga arka.Ajo e frikësuar I ka dhënë 12 mijë denarë me çrast është larguar mënjëherë në drejtim të teleferikut, njoftoi policia e Tetovës e cila disponon me të dhëna për identitetin e personit I cili ka kryer plaçkitjen.

Zbulohet mjet shpërthyes në Kalanë e Tetovës

51 vjeçari nga Tetova, dje pas dite ka njoftuar policinë se nën muret e kalasë së Tetovës ka një mjet shpërthyes.Më pas policia ka kontrolluar vendin e treguar nga 51 vjecari ka gjetur një minahedhës të kalibrit 82 milimetër prodhimi jugosllav.Sipas policisë granata ka qenë e pakompletuar dhe nga përfaqësuesit e drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje është marrë për shkatërim të tërrësishëm.

Vidhen aparate elektrike

Natën mes 11 dhe 12 të këtij muaji persona të panjohur kanë plaçkitur në shtëpinë e L.I në rrugën Mirçe Acev numër 85 në Tetovë, I cili është me punë të përkohshme në Danimarkë dhe pas kontrollit të brendshëm kanë marrë një fshesë elektrike, frigorifer, dhe aparate tjera elektrike ndërsa dëmi I përgjithshëm llogaritet mbi 30 mijë denarë, njofton policia.

Padi ndaj një 15 vjecari, ka shtënë me pistoletë me gas

Një 15 vjeçar nga Gostivari të mërkurën mbrëma rreth orës 23 ka shtënë me pistoletë me gas në rrugën Sretko Krstevski.i mituri që pas një kohe është identifkuar në prani të prindërve të tij është shoqëruar në stacionin e Policisë në Gostivar ndërsa pistoleta I është konfiskuar dhe ndaj tij do të inicohet padi adekuate penale.

Konfiskohet sasi e madhe e cigareve pa banderola

Gjatë një kontrolli të policisë së Tetovës, dje pas dite në afërsi të tregut të gjelbërt në Tetovë, në bagazhin e karikes së pasme në veturën Golf me targa të Tetovës, pronë e 43 vjecarit N.M nga fshati Sellcë është gjetur sasi e madhe e cigareve pa banderola, për të cilat nuk ka poseduar asnjë dokumentacion.Sipas policisë së Tetovës janë konfiskuar 86 shtek me banderola të Maqedonisë, 155 shtek me banderola të Kosovës, dhe 82 shtek dhe 177 pako pa banderola.Përveç kësaj në veturë Mercedes me targa të tetovës, e drejtuar nga 26 vjecari B.S nga fshati Llërcë, në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend janë konfiksuar 98 shtek me cigare të ndryshme me banderola të kosovës.Ndaj pronarëve të cigareve të konfiskuara Sektori për punë të Brendëshme në tetovë, do të inicojë padi adekuate penale.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *