Home / Lajme / Maqedoni / Pushkaliqet e filluan marshin

Pushkaliqet e filluan marshin

Në prag të festave të fund vitit çdo ditë e më shumë kemi mundësi të shohim persona të rritur, por edhe të vegjël të cilët rrotullojnë nëpër duart e tyre mjete piroteknike, të cilat me ligj janë të ndaluara.
Shitësit nëpër tregjet tona këto mjete i shesin për t’i ushqyer familjen e tyre.

Por ka edhe të tillë të cilat ato i përdorin sa për t’u kënaqur, por pa llogaritur se a vë në rrezik jetë e njerëzve përreth apo jo. Shumica e shitësve të këtyre mjeteve piroteknike bëjnë me dije se e dinë që një tregti e tillë është e paligjshme, por këtë e bëjnë thjeshtë për të përfituar së paku në këtë muaj.Ndërsa nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, bëjnë apel deri tek të gjithë ata të cilët mirën me këtë tregti, ta ndërpresin menjëherë për shkak se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj, me të cilin do të përballen ashpër. “Ju bëjmë apel të gjithë atyre të cilët merren me këtë tregti, ta ndërpresin sepse në të kundërtën për të gjithë ata parashihen masa ndëshkuese adekuate. Ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me fishekzjarre, këtë mund ta bëjnë tek personat e autorizuar. Ndërsa, për ata të cilët mbajnë ose shesin pushkaliqe , për ata parashihet të këtë gjoba në të hollash prej 200 deri më 500 euro”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës në MPB. Ndërsa nga ndihma e shpejtë mjekësore apelojnë që të mos shfrytëzojnë mjete piroteknike, për shkak se mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe personave përreth.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *