Home / Lajme / Maqedoni / Qendra e Kulturës në Tetovë në programën për rikostruim

Qendra e Kulturës në Tetovë në programën për rikostruim

Është promovuar në Tetovë sot projekti qeveritar ku janë përfshirë 110 libra me autorë të ndryshëm, maqedonas, shqiptarë dhe turk.

Promovimi I këtyre librave është mbështetur nga qeveria e republikës së Maqedonisë, ndërsa në këtë projekt janë përfshirë edhe 20 autorë shqiptarë, si Resul Shabani, Luan Starova, Abdylazis Islami, etj.Në këtë promovim kanë marrë pjesë përveç Ministres së Kulturës Elizabeta Kançevska, Milevska, edhe autorë të ndryshëm të cilët janë përfshirë në këtë projekt.Resul Shabani, theksoi se në këtë projekt nga ana e komisionit të posaçëm autorët e përfshirë janë përcaktuar sipas vlerave që përmbjanë gjatë karrierës.

Në ndërkohë Ministrja Kamçevska, lidhur me gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet objekti I qendrës për kulturë në Tetovë, tha se ajo ka vizituar të gjitha qendrat, dhe është formuar një komision për vlerësimin e nevojave të objekteve të kulturës dhe për vitin e ardhshëm janë paraparë riparime.

“Ne e kemi evidentuar gjendjen në të cilën gjendet ky objekt.Në programën për vitin 2009 të Ministrisë së Kulturës qëndron rekostruimi I të gjitha objekteve kulturore në vend, ku formuam grupe punuese, të cilët kanë dalë në teren dhe kanë parë gjednjen në të cilën ndodhen këto objekte, poashtu edhe unë kam vizituar të gjitha këto qendra kulturore në nivel nacional dhe lokal, është bërë analizë dhë nga viti I ardhshëm shpresojmë të fillojmë me realizimin e këtyre rekostruimeve, me qëllim të ngritjes së jetës kulturore në vend”, tha Kamçevska.

Ndryshe autoritetet e qendrës kulturore në Tetovë, disa herë me radhë, viteve të fundit kanë bërë thirrje që qeveria dhe ministria e kulturës, të marrin seriozisht këtë problem, pasi që rreziku nga shembja e objektit të vetëm kulturor në Tetovë është shumë e madhe.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *