Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria mohon shtrenjtimin e cigareve

Qeveria mohon shtrenjtimin e cigareve

Ministria e Financave dje zyrtarisht deklaroi se nuk do të ketë kurrfarë shtrenjtimi të çmimeve të cigareve. “Informacioni i publikuar se Qeveria ka bërë kërkesë për shtrenjtimin e cigareve për 35 për qind është spekulim që nuk ka aspak të bëjë me realitetin. Edhe njëherë bëjmë me dije se nuk do të ketë shtrenjtim të cigareve”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Sipas mediave maqedonase, cigaret pritet të shtrenjtohen për 35 për qind nga muaji mars i vitit të ardhshëm.
Burime të larta qeveritare për gazetën “Dnevnik” kanë vërtetuar se po përgaditet një çmimore e re për cigaret. Sipas llogariteve të bëra cigaret e llojit “Brand” prej 45 denarë do të shtrenjtohen në 53 denarë, “Boss Light” do të shkojë deri në 88 denarë, ndërsa “West” nga 75 denarë do të shtrenjtohen për 100 denarë dhe “Marlboro” shtrenjtohet deri në 160 denarë. Shitësit dhe prodhuesit e duhanit shprehin shqetësim se me rritjen e çmimeve do të dëmtohet tregu dhe do të ulet konsumi i prodhimeve të tyre.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *