Home / Lajme / Maqedoni / Riker: Ardhmëri më e mirë për Maqedoninë është në NATO dhe në BE

Riker: Ardhmëri më e mirë për Maqedoninë është në NATO dhe në BE

Përgjegjësinë për këtë e kanë institucionet shtetërore, dhe edhe njëherë përsëris – ne dhe bashkësia ndërkombëtare jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe udhëheqësia juaj e di këtë”, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Filip Riker në intevistën për Radion Evropa e Lirë

Është shumë me rëndësi, sipas tij, Qeveria e Maqedonisë t’i implementojë rekomandimet e OSBE-së të dhëna pas zgjedhjeve të qershorit të sigurohet që zgjedhjet në mars t’i përmbushin standardet ndërkombëtare. “Është shumë me rëndësi të përmendet se këto zgjedhje në mars do të mbahen vetëm disa ditë para samitit të ardhshëm të NATO-s me rastin e 60-vjetorit të Aleancës dhe të gjitha anëtaret do të shohin shumë me kujdes që të shohin nëse Maqedonia ka arritur t’i tejkalojë të gjitha vështirësitë të cilat ndodhën në zgjedhjet e kaluara në qershor. Duhet ta kemi ndërmend edhe atë se anëtaret e NATO-s prillin e kaluar u dakorduan se Maqedonia i ka përmbushur kriteret për anëtarësim, ashtu që tani ata do ta shohin më me kujdes, duke e përfshirë edhe zbatimin e këtyre zgjedhjeve. Kolegët e mi të bashkësisë ndërkombëtare këtu në Shkup dhe unë, thekson Riker, do të bëjmë gjithçka që mund ta ofrojmë ndihmën tonë, këshillat tona, mbështetjen tonë teknike që të sigurohemi se këto zgjedhje do t’i përmbushin standardet dhe detyrimet ndërkombëtare. Përgjegjësinë për këtë e kanë institucionet shtetërore, dhe edhe njëherë përsëris – ne dhe bashkësia ndërkombëtare jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe udhëheqësia juaj e di këtë”, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Filip Riker në intevistën për Radion Evropa e Lirë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *