Home / Lajme / Rajon / SHBA-të nuk do të tolerojnë ndarjen e Kosovës

SHBA-të nuk do të tolerojnë ndarjen e Kosovës

Fakti se Misioni i Bashkimit Evropian është vendosur në Kosovë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara mund të interpretohet në mënyrë pozitive dhe negative, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Janusz Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington.

Ana negative, sipas tij, është se nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara kjo mund të çojë te një “status special për palën serbe, e ndoshta edhe në ndarje”. Ndërkaq ana pozitive, sqaron më tej ai, mund të argumentohet se përfundimisht EULEX i është nën mandatin e Kombeve të Bashkuara “dhe kjo do t’i ndihmojë Kosovës që të arrijë anëtarësim eventual në Kombet e Bashkuara”.
Duke komentuar pohimet e liderëve serbë se do të injorojnë EULEX-in, Bugajski nuk mendon se serbët aktualisht do ta injorojnë misionin evropian, “vetëm nëse nuk dëshirojnë që të kenë konflikt me Bashkimin Evropian”.
Ndonëse nuk ka shumë besim në Bashkimin Evropian, megjithatë Bugajski shprehet “shumë i kënaqur që amerikanët janë aty”. “Kjo tregon se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që ta mbajnë Kosovë si një shtet dhe mendoj se nuk do të jenë tolerantë ndaj çfarëdo plani për ndarje”, nënvizoi Bugajski.
Njëherësh ai vlerëson si shumë të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës dhe për organizatat joqeveritare që të monitorojnë “suksesin apo dështimin e EULEX it”. /qik/rel/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vrasja e të riut shqiptar, publikohen pamjet e kapjes së dy autorëve nëpër ferra (Video)

Policia shqiptare ka publikuar pamje të operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes së të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *