Home / Sport / Shkëndija plasohet në gjysëm finale të Kupës.

Shkëndija plasohet në gjysëm finale të Kupës.

Tre gola kanë përfunduar në portën e Pelsiterit, gola këta të cilët I kanë siguruar ekipit tetovar Shkëndija plasman në gjysëm finalen e kupës së Maqedonisë.Gjatë ndeshjes së sotme të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Tetovë Shkëndija arriti që të shënojë fitore bindëse ndaj pelisterit nga Manasatiri me rezultat 3 me 0 .

Ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve përfundoi 3me 1 në favor të pelisterit.Sot pasdite u zhvilluan ndeshjet kthyese të ¼ finales të kupës së Maqedonisë në futboll.Në vazhdim të ndjekim deklaratat e trajnerit Uran Imerit dhe disa futbollistëve pas fitores.Garat më tej në kupën e Maqedonisë I vazhdojnë Shkëndija, Makedonija Gjorçe Petrov, Milano dhe Rabotniçki.Ja edhe rezultatet.Shkëndija –Pelister 3-0 me golat e shënuar nga Beqiri, Hasani dhe Nuhiu, Rabotniçki Renova 1-0 me gol të shënuar nga Perendia në minutën e 60, Milano Sileks 2-1 me golat e shënuar nga Kukaj, Isufi dhe Macev, ndërsa më herët Makedonija Gjorçe Petrov mundi ekipin e Miravcit.Ndeshjet e gjysëmfinales janë caktuar për më 8 prill ndërsa kthyeset për 6 maj.Tërheqja e shortit do të bëhet më 25 dhjetor në Shkup.

Faruk Osmani

Gjithashtu lexo

Mësohet kundërshtari i Shkëndijës në rrethin gjysmëfinal (Foto)

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e ka mësuar kundërshtarin e radhës për kualifikimin në Europa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *