Home / Lajme / Maqedoni / Sigurimi shpallë gazetarin Llalla “person të rrezikshëm”

Sigurimi shpallë gazetarin Llalla “person të rrezikshëm”

Një vit më parë Ministria e Brendshme e Maqedonisë i refuzoji shtetësinë maqedonase historianit dhe publicistit nga Elbasani Arben Llallës me motivacionin person që rrezikon integritetin e Maqedonisë.

Gazetari shqiptar nga Elbasani thekson se plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtetas i Maqedonisë

“Me 17 prill 2009 ka mbushur 6 vite martese me kuror, ndërsa me 11 mars 2009 mbush 5 vite me leje qëndrimi të rregullt. Sipas ligjit duhet të kem 3 vite martesë dhe një vit leje qëndrimi. Po ashtu unë kam banesë timen private me vlere 35 mijë euro. Po ashtu bashkëshortja ime punon profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjimnazin e Tetyoves me vendim të përhershëm. Unë jam gazetar me kontrata me disa gazeta dhe revista në botë. Pra të ardhurat janë të mjaftueshme”, theksoi për agjencinë INA, gazetari shqiptar Arben Llalla.
Sipas tij, edhe djalit të tyre 4 vjeç që kishte lindur në Maqedoni një kohë të gjatë nuk i jepnin shtetësinë e Maqedonisë, por me një ndërhyrje të vazhdueshme më në fund është pajisur me shtetësi.
“Unë i plotësoj të gjitha kushtet por vendimi është politik, pra kemi të bëjmë me një racizëm etnik. Klasa politike shqiptare është e dobët para këtyre gjërave që po ndodhin. Kam bërë ankese në Ministrinë e Brendshme dhe më është aprovuar e drejta, por përsëri ka heshtje nga sigurimi maqedonas DBK”, thekson publicisti shqiptar Llalla, i cili thekson se për problematikën e tij ka informuar dhe alarmuar të gjitha institucionet për të drejtat e njeriut, Komitetin e Helsinkit dhe të gjithë partitë politike shqiptare.
Ai paralajmëron se çështja e tij do të shkojë edhe në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar drejtësinë, e cila siç thotë ai po shkelet nga institucionet në Maqedoni.
Sipas tij, në Maqedoni nuk është hera e parë që persona të jetës publike të Republikës së Shqipërisë shpallen pa ndonjë shkak persona të padëshirueshëm në Maqedoni.
Në vitin 2004, Ministria e Brendshme e Maqedonisë përzuri si persona të padëshiruar çiftin Ylber dhe Adelina Lili, dy intelektualë shqiptar që me vite të tëra jetonin dhe punonin në Maqedoni me profesionin gazetar.
Në të njëjtën kohë Ministria e Brendshme e Maqedonisë u jep personave kriminelë shtetësi brenda muajit si Aldo Bares i cili shëtiste në botë me pasaportë të rregullt maqedonase.
Në vitin 2005 u burgosën me akuzën terrorizëm shkrimtarja dhe publicistia Rajmonda Maleçka bashkë me baban e saj të cilët vuajtën mbi një vit burg. Publicisti Llalla në reagimin e tij drejtoi akuza edhe ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Shkup.
“Edhe pse shumë personalitete, biznesmenë, gazetarë, aktorë janë shpallur pa të drejtë si persona që rrezikojnë Republikën e Maqedonisë shteti shqiptar dhe ambasada e saj në Shkup nuk kanë bërë asnjë gjë në këtë drejtim. Dihet që diplomatët shqiptar në Shkup janë shumë të ngathët, ata shohin vetëm interesat e tyre të ngushta. Disa herë janë botuar shkrime për punën e dobët të diplomacisë shqiptare në Shkup dhe për mandatet e tej zgjatura të këtyre diplomatëve duke shkelur ligjet e ministrisë së jashtme të Republikës së Shqipërisë”, thekson gazetari Arben Llalla.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *