Home / Sport / Stratev garanton kualifikim në ligën e parë

Stratev garanton kualifikim në ligën e parë

Së pari shprehi kënaqësi që arritëm gjuhë të përbashkët me udhëheqësit e klubit që në 6-të muajt e ardhshme të jem në krye të stafit teknik në ekipin Shkëndija. Vendimtare që të pranojë këtë detyrë mjaftë serioze e kam pranuar duke ditur se ambiciet e mija dhe ato të kryesisë ishin identike”, tha Zoran Stratev

Pas publikimit të lajmit se postisn trajner përgjegjës në sezonin pranveror në KF Shkëndija, do ta ushtron trajneri nga Shkupi, Zoran Stratev, në mbrëmjen e të hënës në lokalet e klubit dhe në praninë e pjesës më të madhe të kryesisë dhe në praninë e disa mediumeve prezantoi pikëpamjet e veta për angazhimin në KF Shkëndija. “Së pari shprehi kënaqësi që arritëm gjuhë të përbashkët me udhëheqësit e klubit që në 6-të muajt e ardhshme të jem në krye të stafit teknik në ekipin Shkëndija. Vendimtare që të pranojë këtë detyrë mjaftë serioze e kam pranuar duke ditur se ambiciet e mija dhe ato të kryesisë ishin identike”, tha Zoran Stratev dhe shtoi: “Shkëndija ka numër më të madh të tifozëve në Maqedoni dhe si e tillë vendin e ka në elitën e futbollit, ndaj edhe duhet bërë çmos që të në fund të kampionatit të sigurojmë pozitë që do mundësoje kthimin në ligën e parë”
Trajneri I ri Shkwndijws Zoran Stratev ka theksuar se kontrata paraprake me kryesinë e klubit është bërë vetëm për 6-të muaj e më pas të shohim që do të thotë se krejt do të varet nga sukseset që do të arrihen në garat kampionale dhe ato të kupës, me që dihet se ekipi është kualifikuar në gjysmë finale. Pyetjes të, se çka u premton tifozëve tetovar me ardhjen e tij në krye të këtij klubi, Zoran Stratev pa hezitim tha: “Garantoj 99.9 % kthim në elitën e futbollit por edhe suksese në kupë. Shkëndija ka cilësi, ka tifoz dhe ka ambicie për një gjë të tillë”. Pyetjes se a thua me ardhjen e tij në ekipin Shkëndija do të kthehet edhe futbollisti Burhan Emurllahi, ai tha: “Burhan Emurllahi është i mirëseardhur në këtë ekip pasi bëhet fjalë për një futbollist me cilësi të larta. Të shpresojmë” Sa i përket përforcimeve gjegjësisht freskimeve eventuale në sezonin pranveror, trajneri i ri tha: Shkëndija aktualisht ka futbollist cilësor që mund të luan me sukses të madh në ligën e parë, sa i përket përforcimeve tani nuk mund të them asgjë, të shohim”.
Për në fund trajneri i ri Zoran Stratev ka publikuar 15-të janarin si datë kur ekipi do të fillon me përgatitje për sezonin pranveror. Pra, strategu i ri premton shumë, kryesia zotohet se do plotëson të gjitha kushtet, tifozët premtojnë përkrahje maksimale që është e mjaftueshme të shpresohet se Shkëndija në fund të kampionatit 2008/09 do të kthehet në elitën e futbollit

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *