Home / Lajme / Maqedoni / Tetova rikujton demostratat e 68

Tetova rikujton demostratat e 68

Ndërkohë që Faik Mustafa, pjesëmarrës në ato demostrata theksoi se rëndësia e tyre është e shumëfishtë sepse u kanalizuan kërkesat e shqiptarëve, pasi që intelekualët e kohës shqiptarë nga Kosova dhe Tetova vendosën që të shpalosin ato kërkesa për shkollë shqipe, universitet, drejtësi, barabarëzi në mënyrë publike.

Tetovë, 18 dhjetor-Më 21 dhjetor në Tetovë, për herë të parë do të shënohet 40 vjetori I demostratave të vitit 1968.Këshilli organizativ I këtyre protestave sot ka mbajtur një press Konferencë për gazetarë ku janë shpalosur detaje rreth këtij organizimi.Kryetari I këshillit Organizativ për shënimin e 40 vjetorit të demostratave Nebi dervishi, theksoi se këto protesta treguan se populli shqiptar në atë kohë ishte vetëdijësuar ndërsa atyre u paraparinë edhe protestat e studentëve në Francë, Angli, Çekosllovakinë e atëhershme, të cilët u shuan nga ushtria e atëhershme.
Ndërkohë që Faik Mustafa, pjesëmarrës në ato demostrata theksoi se rëndësia e tyre është e shumëfishtë sepse u kanalizuan kërkesat e shqiptarëve, pasi që intelekualët e kohës shqiptarë nga Kosova dhe Tetova vendosën që të shpalosin ato kërkesa për shkollë shqipe, universitet, drejtësi, barabarëzi në mënyrë publike.
Ndërkaq nxënësi I atëhershëm I Gjimnazit të Tetovës fadil Lushi dhe njëri prej pjesëmarrësve Amet Zeqiri, theksuan se protestat ishin një gurë në murin e madh të historisë dhe çështjes shqiptare.
Ndryshe, më 21 dhjetor është paraparë një akademi solemne në qendrëne kulturës në Tetovë, ndërsa është paraparë të hapet një ekspozitë me fotografi të atëhershme, ndarja e mirënjohjeve, vendosja e luleve në varrin e disdentit Mehmet Riza Gega. Në vigjilje të këtij manifestimi është paraparë edhe botimi I librave të Selatin Novosellës kushtuar demostratave të 68 dhe tre vazhdimet e autorit Ismet Krosit “Golgota Shqiptare, 1, 2, dhe 3”.Në përvjetorin e 40 të këtyre demostratave është paraparë të marrin studjues, shkrimtarë, historianë nga Kosova dhe Maqedonia.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *