Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi: Shteti do të marrë përgjegjësitë për zgjedhjet

Teuta Arifi: Shteti do të marrë përgjegjësitë për zgjedhjet

Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Maqedonisë, Teuta Arifi ka pritur në një takim ambasadorin gjerman në Shkup, Urlike Knot.

Në takimin e përbashkët ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, përgaditjet për zgjedhjet e ardhshme lokale të 15 marsit si dhe çështjen e emrit. Në çështje e diskutimit të përbashkët ka qenë edhe liberalizimi i regjimit të vizave dhe qasja e Gjermanisë si vend anëtar lidhur me vizat.

Kryetarja e komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Teuta Arifi deklaroi se Maqedonia edhe më tej mbetet e përkushtuar në përcaktimet e saja strategjike për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Aktivitetet e shtetit janë të përqëndruara në realizimin e vlerave demokratike dhe në këtë drejtim shteti do të veprojë me përgjegjësi edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale”, theksoi Teuta Arifi, e cila ushtron edhe detyrën e nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga ana tjetër, ambasadori gjerman ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë për çështjen e liberalizimit të regjimit të vizave.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *