Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: BDI po shkelë dinjitetin e shqiptarëve, kemi alarmuar ndërkombëtarët

Thaçi: BDI po shkelë dinjitetin e shqiptarëve, kemi alarmuar ndërkombëtarët

Thaçi tha se është e pakuptimtë se si policia e Maqedonisë burgosë mbi 200 shqiptarë, më pas lirohen 160 veta dhe ndërkohë sërish i arreston 40 prej tyre, pa dhënë asnjë llogari, pa kërkuar falje apo pa shpjeguar përgjegjësi. Thaçi njoftoi se shqiptarët janë degraduar tejmase nga ana e faktorit politik maqedonas në qeverisjen aktuale.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se BDI ka ulur dhe shkelur dinjitetin e shqiptarëve. Ai theksoi se ka informuar faktorët ndërkombëtarë në vend dhe qendrat vendosëse për zhvillimet e fundit në Maqedoni. “Në kohën kur po festohej 100 vjetori i Alfabetit të gjuhës shqipe, mbi dy mijë familje shqiptare janë shkelur nga çizmet dhe thundrrat e njësive speciale maqedonase. Në kohën kur po hapej muzeu i lirisë, shqiptarët arrestohen, bastisen dhe maltretohen në forma të ndryshme nga dhuna policore”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë një takimi me qytetarët në Kumanovë. Sipas tij, gjithë revolta e shqiptarëve do të jetë e organizuar në formë demokratike nëpërmjet protestave, demostratave dhe formave të tjera demokratike. Thaçi tha se është e pakuptimtë se si policia e Maqedonisë burgosë mbi 200 shqiptarë, më pas lirohen 160 veta dhe ndërkohë sërish i arreston 40 prej tyre, pa dhënë asnjë llogari, pa kërkuar falje apo pa shpjeguar përgjegjësi. Thaçi njoftoi se shqiptarët janë degraduar tejmase nga ana e faktorit politik maqedonas në qeverisjen aktuale. “Në çdo qytet me shumicë shqiptare dhe në vendbanime të tjera janë shkarkuar shqiptarët nga funksionet e tyre dhe në vend të tyre emërohen maqedonas. Buxheti i shtetit favorizon Universitetin e Shtipit, ndërsa diskriminohet tejmase dhe i shkurtohet buxheti Universitetit të Tetovës”, deklaroi kryetari i PDSH-së, duke shtuar se ministrat shqiptarë janë të injoruar nga partneri i tyre qeveritar VMRO-DPMNE. Ai tha se i vetmi shpëtim për BDI është që të tërhiqet nga Qeveria, ndërkohë konfirmoi se është i gatshëm për t`u ulur me Ali Ahmetin, vetëm e vetëm nëse do të merren për bazë gjashtë kërkesat e PDSH-së, që kanë të bëjnë me ligjin e ri për gjuhën shqipe, anëtarësimin në NATO, ligji për amnesti dhe mbyllja e rasteve të kthyera të Hagës, ligji për UÇK-në dhe përfaqësimi në institucione,etj

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *