Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi për TV Koha:Qeveria të revidojë politikën ose të tërhiqet

Thaçi për TV Koha:Qeveria të revidojë politikën ose të tërhiqet

“Së pari mosmarrja e ftesës për anëtarësim në NATO, së dyti mosfitimi I datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropia, së treti, koalicioni qeveritar tani në mënyrë të hapur ndjek politikë antishqiptare dhe së katërti kriza ekonomike financiare globale, e cila do të ndikojë në mënyrë të tmershme në Maqedoni dhe mosgatishmëria e qeverisë që të mos pranojë këtë realitet dhe për fat të keq edhe viti 2009 do të jetë më I keq”, deklaroi lideri I PDSH-së Thaçi.

Urim Hasipi
Tetovë, 31 dhjetor-Qeveria duhet të revidojë në esencë politikën e saj, ose të tërhiqet.Kështu ka deklaruar në një prononcim ekskluziv për televizionin Koha, kryetari I PDSH-së Menduh Thaç.Sipas tij, kjo qeveri ka dështuar në planin strategjik dhe kjo qeveri ndjek politkë të hapur antishqiptare.
“Së pari mosmarrja e ftesës për anëtarësim në NATO, së dyti mosfitimi I datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropia, së treti, koalicioni qeveritar tani në mënyrë të hapur ndjek politikë antishqiptare dhe së katërti kriza ekonomike financiare globale, e cila do të ndikojë në mënyrë të tmershme në Maqedoni dhe mosgatishmëria e qeverisë që të mos pranojë këtë realitet dhe për fat të keq edhe viti 2009 do të jetë më I keq”, deklaroi lideri I PDSH-së Thaçi.Ai theksoi se duhet të japim shpresa dhe “shpresat janë te PDSH-ja, aleatët e PDSH-së që janë SHBA-të, NATO dhe unioni evropian. Dhe të gjithë së bashku do të kontribuojmë që kjo qeveri ose të revidojë në esencë politikën e vet ose të tërhiqet”, thotë ai.
Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në pyetjen e Televizionit Koha se kush është fajtorë për situatën politike të shqiptarëve ai tha se Partia që udhëheq ai, me kohë ka alarmuar dhe ka dhënë sinjalin e kuq përë këtë situatë.” Sigurisht se për këtë nuk është fajtore PDSH-ja, sikur të ishim në qeveri atëherë po.Ju e dini se PDSH-ja e lëshoi qeverinë dhe ajo dha sinjalin e kuq se duhet të mobilizohen të gjithë faktorët që të mos ndodhë me keq.Megjithatë ekziston një shpresë se një politikë e palëkundshme që bën PDSh dhe interesat gjeostrategjike të perendimorëve në Maqedoni, do ta detyrojnë këtë qeveri të tërhiqet nga kjo politikë ose të bie”, deklaroi Thaçi duke uruar qytetarëve shëndet dhe lumturi në vitine ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *