Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:VMRO DPMNE nuk është partner strategjik i PDSH’

Thaçi:VMRO DPMNE nuk është partner strategjik i PDSH’

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në një intervistë për BBC-në, deklaroi se partia e tij nuk ka partner strategjik VMRO DPMNE-në, një argument që përdorej më herët.
Z. Thaçi ishte kritik ndaj qeverisë dhe tha se veprimet e fundit të policisë nuk mund të krahasohen me ato kur ai ishte në qeveri.

Kryetari i PDSH-së la të kuptohet se do të jetë i vështirë bashkëpunimi mes subjekteve shqiptare, ndërkohë që sheh përgjegjësi edhe personale për rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të muajit prill.

Thaçi: Arsyeja e pare është: shpesh herë kur hesht jep një porosi. Kjo ka qenë një strategji e imja që e ka pranuar edhe partia. Ne nuk duhej që të bërtasim në fillim që mos të keqkuptohemi se kemi dhimbje ngase kemi rënë prej pushtetit.

Aspekti i dytë është lejimi i atij 100 ditëshi që qeveria të zhvillohet.

Aspekti i tretë është se kur jeni të qetë analizat mund të jenë më të drejta. Kur analizat tuaja çojnë se fajtorët janë vetëm të tjerët e keni të vështirë që të dilni prej krize. Kur vini në përfundim se një pjesë të fajit e keni dhe ju dhe i detektoni gabimet, shanset janë më të mëdha që të dilet prej krize. Mendoj se e kemi bërë këtë.

BBC: A e keni kuptuar atëhere se si lider i partisë, përgjegjës për rezultatin zgjedhor është Menduh Thaçi dhe vetë PDSH?

Thaçi: Padyshim. Në aspektin objektiv po, por tashmë janë detektuar edhe përgjegjësitë subjektive. Duhet të keni parasysh se në zonat ku në garë ishin deputetët që ikën nga PDSH, rezultatet, humbja ka qenë katastrofale. Ka edhe çështje të tjera që në politikë lidhen mes veti. Qeverisja 18 mujore, kacafytjet, luftëbetëjat e përditshme dhe vjen një ditë që sjell reperkusione.

BBC: Por ju e bindnit elektoratin se bëhej fjalë për një qeverisje me partnerin tuaj strategjik. Në qeveri tani është i njëjti partner strategjik, VMRO DPMNE që qeveris me rivalin tuaj BDI. Tani shpreheni kritik, pse ky ndryshim?

Thaçi: Unë jam kryetar partie prej një vit e diçka. Unë nuk mbaj mend se me gojën time kam thënë se kam partner strategjik. Ndoshta të tjerët prej partisë time kanë thënë ashtu, ose rivalët politik. Nuk mendoj ashtu, s’kemi partner strategjik. Unë mendoj se platforma e PDSH-së është interesi kolektiv i shqiptarëve.

BBC: Ju risolli në skenënën politik, pas heshtjes, një aksion i policisë, për të cilin shpreheni kritik. Megjithatë aksione të ngjashme policore kishte edhe në kohën kur ju ishit në qeveri, vetëm para disa muajsh. Pse tani jeni kaq direkt në kritikën tuja?

Thaçi: Nuk pajtohem me formulimin se kishte aksione në kohën tonë. Kishte vetë një aksion – ai i Brodecit. Për nga forma, përmbajtja, kohëzgjatja dallon shumë prej këtyre aksioneve. Ishte në moment të caktuar, vend të caktuar dhe kohë të caktuar. Nuk kishte vazhdimësi të aksionit. Mos t’i përsëris ato që gjithmonë i kam thënë, se aksioni ishte i mbështetur nga Departamenti amerikan i Shtetit, qeveria e Kosovës. Njerëzit që ishin aty ishin të dënuar me burgime shumë të gjata. Problemi është tjetër kund. Ministrja e Brendëshme tha se aksioni do të vazhdojë.

BBC: Megjithatë z. Thaçi, policia thotë se aksioni ka të bëjë me gjetjen e vrasësve të një polici, që ishte shqiptar?

Thaçi: Shumë mirë. Po kur merrni nëpër këmbë 3000 njerëz, ai aksion e ka emrin terror, futje frike, ngjallje pasiguri deri në palcë. Shteti jurdik nuk mund të bëjë gabime të tillë, të arrestojë 2000 njerëz më pastaj t’i lëshojë të tjerët, të mbajë vetëm tre dhe asnjë mos del përgjegjës. Bota e përparuar nuk vepron kështu.

BBC: Vazhguesit thonë se retorika e partive shqiptare ndryshon nëse janë në qeveri ose në opozitë. Pse nuk ka një qëndrim koherent të partive politike shqiptare, edhe partisë tuaj, kur shfaqen raste të tilla?

Thaçi: Rasti i Brodecit është i vetmi aksion i organizuar nga policia në kohën e qeverisjes së PDSH-së. Nuk duhet të ngatërrohen çështjet e rezistencës së armatosur me armatim të rëndë, dhe bastisjet e qytetarëve të thjeshtë, keqtrajtimi i grave dhe fëmijëve nëpër shtëpi. Janë dy çështje krejtë të ndryshme.

BBC: Z. Thaçi si e shpjegoni faktin se ekzistion përshtypje që partitë shqiptare, ndaj partisë krysore qeverisëse VMRO DPMNE-së, duken të pafuqishme? Më duhet të theksoj këtu se zyrtarë të partisë tuaj, kanë pranuar se nuk kishin ndikimin që do të donin të kishin me zyrtarët maqedonas.

Thaçi: Ju pjesërisht keni të drejtë, por nuk është situatë e njëjtë tani. Do përmend dy raste. Zv Ministri i Brendshëm, Refet Elmazi ishte i informuar për aksionin në Brodec. Këta as nuk janë të informuar se çfarë ndodh. Rasti i dytë ishte ai i Zv Kryeministrit Imer Aliu, i cili publikisht në kuadër të qeverisë, dha shpjegime dhe sulmoi kryeministrin, që shkaktoi krizë politike çka çoi në zgjedhje.

BBC: A mendoni se ka ardhur momenti që subjektet politike shqiptare të krijojnë linja komunikimi, qoftë edhe minimale, për mos të rrezikuar shqiptarët dhe të drejtat e tyre?

Thaçi: Unë jam jashtë kornizave të folklorit dhe të romantizmit të unitetit. Ne duhet të jemi unik drejt qëllimeve, programeve dhe përcaktimeve. Sigurisht kjo është subjektive, por mendoj se homogjenizimi nacional sjell homogjenizim edhe tek të tjerët. Kam një fije shprese të bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA, se do të ndërhynë në këtë shtet, të cilin e pret një ardhmëri totalisht e pasigurtë. Pa NATO-n ardhmëria është e pasigurtë.

BBC: Nëse shfaqen të gjitha subjektet politike stoike në qëndrimet e tyre, ka opinione që sygjerojnë se kjo kontribuon në dobësimin e subjektit politik shqiptar në përgjithsi përballë partive maqedonase, çka shfrytëzohet për t’i dominuar partitë shqiptare?

Thaçi: Jo. Partitë politike maqedonase, kjo tashmë është e qartë, punojnë që ta dezintegrojnë PDSH-në. Se atë parti që e kanë në pushtet ende e kanë me 18 deputet. Sipas meje dezintegrimi i PDSH-së nënkupton dezintegrimin e indit shqiptar, eliminimin e kërkesave fundamentale për të drejtat kolektive të shqiptarve. Por unë porosis, opozita e organizuar politike është vlera më e mirë e një shteti dhe një populli, nëse eliminohet opozita eliminohen drejtuesit, kanalizuesit e pakënaqësive të qytetarve dhe situate del prej kontrollit.

BBC: Z. Thaçi për Ju thonë se nuk jeni komod në rolin e opozitës?

Thaçi: Jam shumë komod. 10 vjet kam qenë në opozitë, 6 vjet në pushtet. Nderi dhe respekti që të bëhet në opozitë të mbush me moral. Nderi dhe respekti kur jam në pushtet më mbush me siklet.

BBC: Jemi në fund viti, si e vlerësoni vitin 2008?

Thaçi: Për shqiptarët në pjesën e dytë keq. Edhe pse një pjesë e lidershipit mundohen ta arsyetojnë.

BBC: Si e shikoni angazhimin tuaj në vitin 2009 kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe presidenciale? Në skenën politike kanë dalë rivalë të tjerë, një nga bashkëpunëtorët tuaj të afërt, vetëm para disa muajsh, z. Imer Selmani ka krijuar një subjekt të ri politik, kurse në Gostivar kandidat i pavarur komune do të jetë Z. Rufi Osmani, gjithahstu një ish-partiak i juaj. A ndiheni i kërcënuar?

Thaçi: Z. Imer Selmani nuk ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i imi. Ai ka qenë zv Kryeministër tre muaj dhe u shkarkua. Mendoj se ai luan rolin e shërbetorit të qeverisë së tanishme, kryesisht të VMRO DPMNE-së, edhe pse ai dhe të tjerët kanë të drejtë legjitime që të organizohen politikisht. Nga ana ime dhe PDSH-së nuk do të kenë fare respekt deri në momentin e zgjedhjeve. Po fituan vota detyrimisht do t’i respektojmë. Por nuk kam frikë sepse z. Selmani është alternativë e z. Ahmeti jo e imja.

Sa i përekt z. Rufi Osmani besoj se është tepër i vonuar. Besoj se nuk do të ketë asnjë suskes për shkak se bisedohet për projekt privat dhe dëshira private.

BBC: Dhatë një lloj këndvështrimi për 2008, por a jeni me shpresë se 2009 do të sjellë një përparim për shqiptarët, sidomos në Maqedoni?

Thaçi: Jam. Kam shumë besim tek SHBA dhe tek presidenti Obama. Nuk ma merr mendja se do të thyen përcaktimet strategjike të SHBA-së dhe kjo është shpresa e vetme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *