Home / Lajme / Maqedoni / Tribunë ‘Përkthimi i Kuranit në gjuhën maqedonase’

Tribunë ‘Përkthimi i Kuranit në gjuhën maqedonase’

Haxhi Jakup Selimovski, drejtor i Sektorit për shkollim fetar dhe edukim të Bashkësisë fetare islamike (BFI), tha se Kurani është një ndër librat e shpallur nga Zoti.
“Kurani paraqet burim të ndërtimit të së drejtës islamike-sherijatit dhe bazë serioze për ndërtimin e komunikimit të myslimanëve me bashkësinë gjithpërfshirëse. Kurani paraqet sublimimin e gjithë asaj që është shpallur nga Zoti. Bashkësia jonë etnike mund të jetë shembull për jetë të përbashkët në mjedisin e gjerë”, theksoi Selimovski

(MIA) – Tribunë “Përkthimi i Kuranit në gjuhën maqedonase” u mbajt sot në Hamamin e Daut Pashës në organizim të këshillit organizues-programues të manifestimit “2008 – Viti i gjuhës maqedonase”.
Liljana Popovska, kryetare e këshillit programues të Vitit të gjuhës maqedonase, në fjalimin para të pranishmëve tha se me sot mbarojnë tribunat, të parapara për zbatim në kuadër të këtij manifestimi.
Ishte e rëndësishme ta kemi këtë përkthim të Kuranit, theksoi ajo, pasi mbi 100.000 bashkëqytetarë tanë flasin gjuhën maqedonase dhe i takojnë besimit islam.
Haxhi Jakup Selimovski, drejtor i Sektorit për shkollim fetar dhe edukim të Bashkësisë fetare islamike (BFI), tha se Kurani është një ndër librat e shpallur nga Zoti.
“Kurani paraqet burim të ndërtimit të së drejtës islamike-sherijatit dhe bazë serioze për ndërtimin e komunikimit të myslimanëve me bashkësinë gjithpërfshirëse. Kurani paraqet sublimimin e gjithë asaj që është shpallur nga Zoti. Bashkësia jonë etnike mund të jetë shembull për jetë të përbashkët në mjedisin e gjerë”, theksoi Selimovski.
Xhilo Hasan, profesor i Fakultetit të shkencave islame të BFI-së, potencoi se Kurani është burim i më shumë intepretimeve dhe në bazë ai nuk zbulon të vërteta, por i potencon ato.
“Ajo që paraqet kulturë dhe civilizim të Kuranit, është përkthimi i tij”, shtoi Hasan.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *