Home / Lajme / Maqedoni / UEJL përmbylli një vit të suksesshëm.

UEJL përmbylli një vit të suksesshëm.

Në takimin e fundit me gazetarë që e realizoi për këtë vit kalendarik, rektori i UEJL-së, Akademik Alajdin Abazi, u bëri një retrospektivë të ariturave gjatë vitit 2008 si dhe shpalosi planet dhe projektet për vitin e ardhëshëm.Sipas rektorit Abazi, misioni i universitetit vazhdon të mbetet i pandryshuar, duke vazhduar edhe më tej synimet në dhënjen e kontributit në sferën e arsimit sipëror në gjuhën shqipe, por duke u bazuar në një politikë fleksibile të përdorimit të gjuhëve, duke ruajtur kështu karakteërin shumëkulturor me programe studimore në suaza të standardeve evropiane.

Rektori i UEJL-së, Alajadin Abazi, me këtë rast theksoi se ky universitet me ligji e ri për arsim të lartë ka marrë statusin e universitetit privat-publik jofitimprurës.Si një ndër të arriturat më të mëdha sipas Abazit, është disperzimi i disa programeve studimore deridiplomike dhe pasdiplomike në Shkup, në mesin e të cilëve është edhe programi i Informatikës së Biznesit që zhvillohet në gjuhën angleze. Deri më 8 nëntor të këtij viti, në UEJL, kanë diplomuar 2500 studentë, 65% prej të cilëve tani më janë të punësuar, theksoi rektori Abazi, duke shtuar se gjatë këtij viti në studimet pasdiplomike të këtij universiteti, kanë dalë 17 magjistra dhe 5 doktorë shkencas.Duke folur për planet e UEJL-së në vitin 2009, rektori Abazi, theksoi se tani më kanë aplikuar te Bordi për akreditim për ciklin e tretë të doktoraturës, ndërsa pritet që gjatë vitit të ardhëshëm të zgjerohet edhe qyteza universitare në Shkup, me programe të reja studimre. Në mesin e projekteve më të rëndësishme për vitin 2009, Abazi, potencoi, ndërtimin e Parkut teknologjik, të cilin vetëm një numër i vogël i universiteteve e disponojnë.Lidhur me financimin e UEJL-së me mjete buxhetore, rektori i këtij universiteti, theksoi se do të kërkohen para të taksapaguesve për Fakultetet dhe programet studimore që janë me interes publik, në rradhë të parë për Fakultetin e shkencave politike, atë të administratës publike dhe fakultetin e gjuhëve dhe kulturave, apo fakultetin e mësimdhënjes.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *