Home / Lajme / Rajon / Uizner: Kosova tashmë është anëtare e familjes së shteteve

Uizner: Kosova tashmë është anëtare e familjes së shteteve

Ish-i dërguari amerikan në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Frank Uizner, thotë se Kosova tashmë është anëtare e familjes së shteteve përkundër faktit se serbët po përpiqen të fusin konceptin e statusit neutral.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ambasadori Uisner pranon se paqartësitë dhe problemet ekzistojnë, por thotë se 10 muajt e parë të pavarësisë kanë ecur mirë dhe vëmendja duhet përqendruar tek ajo që është arritur.
Statusi aktual i Kosovës, pavarësia e saj, pozicioni i saj, i komunitetit ndërkombëtar, dislokimi i misionit të EULEX-it, janë të gjitha të parashikuara në planin Ahtisari. Ky plan është në themelin e rrugës që vendosën ta ndjekin Shtetet e Bashkuara kur njohën pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar ish-i dërguari amerikan në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Frank Vizner.

Gjithashtu lexo

Ramush Haradinaj përulet para varrit të Ibrahim Rugovës (Foto)

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është përulur në orët e para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *