Home / Lajme / Maqedoni / USHT pajiset me laborator për hulumtime bio-teknologjike

USHT pajiset me laborator për hulumtime bio-teknologjike

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) të mërkurën u hap Laboratori për hulumtime bio-teknologjike.

Në ceremoninë e hapjes së laboratorit i cili është mundësuar nga Qeveria italiane ishin të pranishëm, zv/kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, Ambasadori i Italisë, z. Roberto Rico, zv/ministrja e arsimit dhe shkencës znj-Lindita Qazimi si dhe shumë personalitete tjera.
“Ky investim do të ndihmojë për rritjen e kualitetit të mësimit, rritjen e kontrollit të ushqimit dhe me këtë edhe kualitetit të ushqimeve. Me hapjen e laboratorit të ri në programin e bio-teknologjisë juve student do t’u mundësohet që ashtu siç mësojnë bashkëmoshatarët e juaj në vendet evropiane edhe ju të fitoni dituri dhe atë që e mësoni në mënyrë teorike ta përvetësoni edhe praktikisht. Në këtë mënyrë do të kontrubuoni në ndërtimin e vlerave të mirëfillta arsimore, deklaroi zëvendëskryeministri, Ademi.
Të gjithë të pranishmit vlerësuan se me këtë investim do të mundësohem kërkime shkencore dhe do të bëhet lidhja e arsimit të lartë me industrinë, që është një praktikë pozitive komparative.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *