Home / Lajme / Maqedoni / UT fitore e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë

UT fitore e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë

Të gjitha ata shoqëri që patëm universitete, ecën përpara, u zhvilluan, dhe në këtë drejtim kemi mbetur mjaft mbrapa, por më mirë vonë se kurrë, duhet t`a ruajmë emrin e këtij universiteti, çdo gjë që lidhet me këtë universitet, duhet t`a ruajmë se na përket të gjithëve, dhe duhet të punojmë për këtë universitet”, ka thënë themeluesi i Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.

Fadil Sulejmani, ideatori dhe rektori i parë i UT, para fillimit të akademisë ka deklaruar për Televizionin Koha se, Universiteti në Tetovë është një fitore e madhe për shqiptarët e Maqedonisë në sferën e arsimit dhe kulturës, dhe sipas tij, sot e shënojmë këtë fitore me plot suksese.”Universiteti i Tetovës ka me mijëra student, me një numër të mirë të kuadrosh, të profileve të ndryshme shkencore dhe duhet që ta ruajmë këtë universitet, meqë ai është e ardhmja jonë e sigurt, e pasur. Të gjitha ata shoqëri që patëm universitete, ecën përpara, u zhvilluan, dhe në këtë drejtim kemi mbetur mjaft mbrapa, por më mirë vonë se kurrë, duhet t`a ruajmë emrin e këtij universiteti, çdo gjë që lidhet me këtë universitet, duhet t`a ruajmë se na përket të gjithëve, dhe duhet të punojmë për këtë universitet”, ka thënë themeluesi i Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani. Ai ka porositur studentët që të mësojnë dhe t`i përvishen punës, dhe me këtë do t`a nderojnë universitetin dhe të gjithë ata që sakrifikuan për këtë universitet.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *