Home / Lajme / Rajon / Vazhdojnë reagimet për arrestimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-ës

Vazhdojnë reagimet për arrestimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-ës

Reagime të shumta pas arrestimit të 10 ish pjesëtarëve të UÇK-së. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, dënon ashpër aksionin e njësiteve speciale të policisë serbe në luginën e Preshevës gjatë të cilit janë arrestuar ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Të nderuara familje të të arrestuarëve, të nderuar bashkëkombas të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, i nderuar faktorë ndërkombëtarë, me keqardhje morëm lajmin e trishtuar, që po maltretohen djemtë tanë, djemtë që duan liri, djemtë që duan të jetë mirë dhe që kërkojnë punë, djemtë që luftuan me dinjitet luftën e pistë të kryekriminelit Millosheviq, që vdiq turpshëm në gjygjin e nderuar ndërkombëtarë të Hagës”, thuhet në reagimin e AKR-së. Në reagimin e AKR-së thuhet se politika serbe, po dëshiron konflikte të reja, po i fryen zjarrit, po dëshiron të ndezë barotin dhe të largojë qytetarët autoktonë të këtyre trevave, që njihen si komunat më të pazhvilluara në Serbi.
ADK reagon ashpër lidhur me arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së në Luginën e Preshevës, si dhe për brutalitetin e ushtruar gjatë bastisjes së shtëpive të familjeve shqiptare, që i la të lemerisur edhe fëmijët. ADK vlerëson se këto akte brutale rishfaqin fytyrën e agresivitetit të ish regjimit diktatorial dhe kanë për qëllim nxitjen e situatave të konfliktit dhe të destabilizimit të gjithë rajonit. Në thelb, prapavija e veprimeve të tilla ndërlidhet me synimet e Serbisë për t’i nxitur skenaret e ndarjeve dhe për ndryshimin e kufijve.Serbia, në vend që ta përqafojë mentalitetin demokratik, po vazhdon të dëshmojë se nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës dhe agresionit, duke rrezikuar proceset demokratike në rajon dhe proceset e integrimeve euro-atlantike.

Klubi i gazetarëve në perëndim reagon për arrestimet e fundit që i bëri Serbia në Preshevë

Pamjet e fundit që u dhanë përmes masmediave të ndryshme, tregojnë dhe na rikujtojnë skenat e fillimit të luftës në Kosovë. Të burgosësh, qytetarë të pafajshëm dhe ti dënosh kinse për krime pas 10 viteve liri në Kosovë, kjo është shumë e turpshme. Qytetarët e Preshevës, të cilët u arrestuan dhe u burgosën, nuk janë teroristë, teroristë nga plot Serbia, që ende ecin të lirë nëpër Serbi, të cilët, duart i kanë me gjak të pafajshëm, që realizuan masakra të shumta në Kosovën tonë të dashur,që sot Kosova, është përplot me jetima, me invalidë të luftës dhe me shumë të tjerë që nuk dihen se ku i kanë lënë. Prandaj, Kosova, prap sot krenare, po ecë drejt BE-së, me faktorin ndërkombëtarë dhe njohjeve të reja, e në anën tjerër, qeveria serbe, dëshiron të prishë rajonin, të bëjë luftëra të reja.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *