Home / Lajme / Maqedoni / Viti më I keq për Maqedoninë

Viti më I keq për Maqedoninë

Kryetari I PDSH-së Mneduh Thaçi në konferencën e fundit për gazetarë ka deklaruar se viti 2008 ka qenë një vit I keq për qytetarët e Maqedonisë, duke theksuar se mos fillimi I negociatave për anëtarësim në Unionin Evropian, mos marrja e ftesës për hyrje në NATO, kanë ndikuar që ky vit të jenë viti më I keq për qytetarët e saj.

“Gjendja politike në maqedoni është e qartë se shkon duke u bërë e ashpër.Viti 2008 ishte viti më I keq për Maqedoninë ishte mosmarrja e ftesës për NATO, për Maqedoninë që ishte një lajm I keq I parë që e morri, duke patur parasysh patëm një krizë ne si PDSH me VMRO-DPMNE-në që ndodhi si rezultat I tronditjeve të brendëshme mes partnerëve të koalicionit, që më pas u pa qartë se bëhet fjalë për një nacionalizëm të pakuptimtë për në shekullin 21.Mungesa e investimeve ekonomike, është lajmi tjetër më I keq, mosmarrja e ftesës për fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE, ishte kapaku I këtyre të këqijave”, deklaroi Thaçi para gazetarëve.Kreu I PDSH-së para gazetarëve u ndal edhe në krizën ekonomike botërore duke fajësuar qeverinë se në këtë drejtim nuk ka bërë asgjë.
“Kriza ekonomike financiare sigurisht se në mënyrë të tmershme do të ndikojë edhe për maqedoninë, .Sipas analizave pritet që kjo krizë të thellohet deri ne zero në muajt prill dhe mars.Lajm I keq është se kjo qeveri vazhdon me politkkën antievropiane dhe anti perendimore e cila shkon në ngritjen e avantuarve të shekullit 15 të cilën me siguri se PDSH-ja e ka paralajmëruar me kohë.Megjithatë ekzitojnë shpresa të vërteta ato janë te PDSH dhe tek platforma e saj dhe padyshim aletatët e vërtetë të shqiptarëve që janë perendimorët dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kontribujonë në këtë drejtim”, deklaroi Menduh Thaçi.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *