Home / Lajme / Maqedoni / Ademi takoi Fueren

Ademi takoi Fueren

Zëvendës kryeministri u shpreh se analiza pritet të publikohet së shpejti nga e cila do të kihet edhe një pasqyrë e qart për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi ka realizuar sot një takim të rregullt me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Ervan Fuere.

Zëvendës kryeministri Ademi e njoftoi ambasadorin Fuere për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke u ndalur në analizën e cila është duke u bërë për implementimin e kësaj marrëveshje, përfaqësimin adekuatë dhe proporcional të pjesëtarëve të bashkësive etnike në institucionet shtetërore dhe e ka njoftuar ambasadorin për konkurset për pranimin e afër 900 administratorëve të rinjë.

Zëvendës kryeministri u shpreh se analiza pritet të publikohet së shpejti nga e cila do të kihet edhe një pasqyrë e qart për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Abdilaqim Ademi tha se Implementimi i Marrëveshjes kornizë është i rëndësishëm për Maqedoninë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në familjen evropiane dhe se nga implementimi i këtij dokumenti përfitojnë të gjithë bashkësit etnike në vend.

Ambasadori i BE-së Ervan Fuere dhe zëvendës kryeministri Ademi konstatuan se zgjedhjet e pranverës të këtij viti, zgjedhjet lokale dhe presidenciale janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në familjen evropiane.

Ademi tha se Qeveria do të bëjë gjithçka që është në ingerenca të saj që këta zgjedhjet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *