Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti shpreson president shqiptar për Maqedoninë

Ahmeti shpreson president shqiptar për Maqedoninë

Gjatë një takimi zyrtar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Ahmeti tha se kushtetuta e Maqedonisë hap rrugën që të kandidohet një shqiptar për postin e presidentit. Sipas tij, askund në kushtetutë nuk shkruan orgjinë të cilën duhet ta ketë një president i Maqedonisë.

Urim Hasipi
Tetove, 26 janar-Maqedonia një ditë mund të ketë president apo kryeministër shqiptar. Kështu mund të ndodh nëse dalin reale parashikimet e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Gjatë një takimi zyrtar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Ahmeti tha se kushtetuta e Maqedonisë hap rrugën që të kandidohet një shqiptar për postin e presidentit. Sipas tij, askund në kushtetutë nuk shkruan orgjinë të cilën duhet ta ketë një president i Maqedonisë.

“Maqedonia si shtet multietnik ofron shanse edhe për komunitetin shqiptar. Tani ne jemi duke analizuar, studiuar rrethanat. Jo vetëm president, por pse mos të jetë një kryeministër shqiptar”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se akoma nuk ka ndonjë qëndrim të prerë të partive shqiptare në Maqedoni. Megjithëkëtë ai vlerësoi se zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoni duhet të jetë të lira, demokratike dhe të qeta.

Ndërsa, kryeministri Thaçi lidhur me mundësinë e kandidimit të një shqiptari për president në Maqedoni ishte më i përmbajtur. Ai tha se në Maqedoni duhet të ketë zgjedhje fer, të qeta dhe demokratike. “Maqedonia është vendi i të gjithëve, pra përgjigjen mund të japin vet qytetarët e Maqedonisë”, vlerësoi Thaçi.

Kryeministri Thaçi shtoi se bashkëpunimi i dy vendeve është në interes të paqes dhe bashkëpunimit rajonal dhe integrimeve euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *