Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takohet me kreun shtetit shqiptar

Ahmeti takohet me kreun shtetit shqiptar

Kreu i BDI-së u shpreh se ketë pranverë do të fillojë ndërtimi i vazhdimit të rrugës së Arbrit, në territorin e Maqedonisë, si dhe është shpallur tenderi për ndërtimin e hekurudhës që lidh kufirin shqiptar me qytetin e Shkupit.

Kryeministri Berisha prit sot në një takim Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të Maqedonisë Ali Ahmeti, me të cilin diskutoi zhvillimet në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe duke shprehur kënaqësi për këtë takim, Kryeministri Berisha përshëndeti kontributin që z.Ahmeti dhe BDI-ja kanë dhënë dhe po japin në qeverisjen e Maqedonisë. Ndër të tjera, ata u shprehën për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ahmeti e informoi Kryeministrin Berisha dhe lidhur me disa investime mjaft të rëndësishme në fushën infrastrukturore në Maqedonisë, të cilat do të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e lëvizjes në rajon.

Kreu i BDI-së u shpreh se ketë pranverë do të fillojë ndërtimi i vazhdimit të rrugës së Arbrit, në territorin e Maqedonisë, si dhe është shpallur tenderi për ndërtimin e hekurudhës që lidh kufirin shqiptar me qytetin e Shkupit.

Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e tij për këtë lajm dhe theksoi se ndërtimi i këtyre rrjeteve lidhëse janë prioritet i tij dhe i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Berisha i shprehu gjithashtu Ahmeti falënderimet për organizimin e shkëlqyer të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që për shqiptarët shënon një ndër ditët më të ndritura të historisë kombëtare.

Edhe Ahmeti, nga ana e tij, falënderoi Kryeministrin Berisha për ndihmën dhe angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare për mbajtjen e aktiviteteve në kuadër të këtij jubileu.

Duke u ndalur edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri dhe ato presidenciale dhe lokale në Maqedoni, Kryeministri Berisha dhe kryetari i BDI-së Ahmeti theksuan angazhimin e tyre për të bërë të gjitha përpjekjet për realizimin një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Ahmeti eshte takuar edhe me kryetarin e Shqiperise Bamir Topin ku jane diskutuar ceshtjet te ndryshme per integrimet dhe zgjedhjet e ardhshme ne Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *