Home / Lajme / Maqedoni / Arben Llalla dy herë I rrezikshëm për Maqedoninë

Arben Llalla dy herë I rrezikshëm për Maqedoninë

Këtu sipas Llallës, ka ndeshje të interesave brenda një Ministrie.”Komisioni i shkallës së dytë e jep të drejtëne shtetësisë ndërsa zyra e DZK e shpall për herë të dytë person të rrezikshëm dhe kjo tregon mosfunksionimin dhe moskoordinimin e struktuarve të një ministrie në shtetin që pretendon anëtarësim në NATO dhe BE”, deklaroi Llalla

Urim Hasipi
Tetovë, 7 janar-Si “dhuratë” për fund vit babgjyshi ose shteti maqedon I sjell vendim të dytë Arben Llallës, si person I rrezikshëm për maqedoninë.Kjo ëshstë hera e dytë që Ministria e Punëve të Brendëshme shpall si person të rrezikshëm publicistin nga Shqipëria.Vendimi I Ministrisë I është adresuar për së dyti mban vulën e datës 17 dhjetor të vitit të kaluar.Ndërkaq, ky qëndrim rigoroz I shtetit maqedon i ka arritur Llallës para dy ditëve me të njejtin arsyetim ashtu si edhe në marsin e vitin 2008 me preteks si person I rrezikshëm që rrezikon integritetin e Republikës së Maqedonisë.”Nuk e di se Ministria e punëve të Brendëshme çfarë fakte dhe argumente ka që më rishpall për herë të dytë person të rrezikshëm, kur në të njejtën kohë nuk bën publike kjo ministri arsyet pse jam person I rrezikshëm.Pyes publikisht zëvendëskryeministrin Abdylaqim Ademin, nënkryetarin e parlamentit Rafiz Halitin, dhe deputetin Adnan Jasharin, si I mbrojnë të drejtat e shqiptarëve apo janë atje vetëm për të marrë rrogën dhe të zbatojnë urdhërat e padronit të tyre Nikolla Gruevski”, thotë Arben Llalla.
Ndryshe një vit më parë Ministria e punëve të Brendshme e Maqedonisë i refuzoji shtetësinë maqedonase historianit dhe publicistit nga Elbasani Arben Llallës me motivacionin person që rrezikon integritetin e Maqedonisë, pasi që fitoi të drejtën e nënshtetëisë në komisionin e shkallës së dytë në MPB më 12 maj të 2008.MPB më 17 dhjetor ia rëzon këtë kërkesë me të njejtin preteks.Këtu sipas Llallës, ka ndeshje të interesave brenda një Ministrie.”Komisioni i shkallës së dytë e jep të drejtëne shtetësisë ndërsa zyra e DZK e shpall për herë të dytë person të rrezikshëm dhe kjo tregon mosfunksionimin dhe moskoordinimin e struktuarve të një ministrie në shtetin që pretendon anëtarësim në NATO dhe BE”, deklaroi Lllalla.
Me 17 prill 2009 ka mbush 6 vite martese me kuror, ndërsa me 11 mars 2009 mbush 5 vite me leje qëndrimi të rregullt. Sipas ligjit duhet të kem 3 vite martesë dhe një vit leje qëndrimi. Po ashtu unë kam banesë timen private me vlere 35 mijë euro. Po ashtu bashkëshortja ime punon profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjimnazin e Tetyoves me vendim të përhershëm.Unë jam gazetar me kontrata me disa gazeta dhe revista në botë. Pra të ardhurat janë të mjaftueshme”, theksoi për TVKoha- Llalla

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *