Home / Lajme / Maqedoni / Bastiset zyra e PDSH-së në Shkup

Bastiset zyra e PDSH-së në Shkup

“Kjo flet për atë se në çfarë atmosfere do të zhvillohen zgjedhjet. Me këtë që ndodhi fatkeqësisht është nj paralajmërim i keq sepse të gjitha këto angazhime verbale nga ana e zyrtarëve të BDI-së dhe Qeverisë për një atmosferë demokratike dhe fer në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet dalngadal bien poshtë. Është herët dhe se mund të ketë përmirësime, por përmirësimi mund të bëhet vetëm nëse autorët e këtij akti do të gjenden”, ka theksuar nënkryetari i PDSH-së, Mevlan Tahiri.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka njoftuar dje se është thyer zyra e kësaj partie në Shkup në Qendrën e biznesit “Mavrovasja” në Shkup
Nënkryetari i PDSH-së, Mevlan Tahiri ka deklaruar për gazetarët në një konferencë pranë kësaj zyre se ky është një paralajmërim i keq që po krijohet para zgjedhjeve të 22 marsit.

“Kjo flet për atë se në çfarë atmosfere do të zhvillohen zgjedhjet. Me këtë që ndodhi fatkeqësisht është nj paralajmërim i keq sepse të gjitha këto angazhime verbale nga ana e zyrtarëve të BDI-së dhe Qeverisë për një atmosferë demokratike dhe fer në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet dalngadal bien poshtë. Është herët dhe se mund të ketë përmirësime, por përmirësimi mund të bëhet vetëm nëse autorët e këtij akti do të gjenden”, ka theksuar nënkryetari i PDSH-së, Mevlan Tahiri.

Sipas tij, nëse edhe kjo nuk ndodhë atëherë, kjo parti do të dyshojë se dikush është përkujdesur që autorët e këtij akti të shëmtuar të mos dalin para drejtësisë.
“Ajo që neve na brengos më së shumti është se si duket ai që ka thyer derën ka qenë i interesuar për punën që bëhet në këtë zyrë sepse janë hapur shkafet dhe janë kërkuar dokumentet dhe kjo flet se dikush me kujdes të veçantë përcjellë punën tonë dhe të dinë se cilët janë ata njerëz që do të angazhohen gjatë zgjedhjeve”, ka theksuar Tahiri, duke shtuar se për rastin e shëmtuar do të informojnë edhe faktorin ndërkombëtarë në Maqedoni.
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *