Home / Lajme / Maqedoni / BDI, negociata me VMRO-DPMNE-në për zgjedhjen e presidentit

BDI, negociata me VMRO-DPMNE-në për zgjedhjen e presidentit

Ahmeti pranoi se personalisht është duke biseduar me Gruevski për arritjen e një marrëveshje, por e njëjta kushtëzohet me një sërë kushtesh që ia ka parashtruar Gruevskit.

BDI është duke zhvilluar bisedime me VMRO-DPMNE-në për të përkrahur kandidatin e partisë së Gruevskit në zgjedhjet e marsit. Deklaratën e bëri publike kryetari Ali Ahmeti në emisionin ‘Kontrast’ të televizionit ALSAT.

Ahmeti pranoi se personalisht është duke biseduar me Gruevski për arritjen e një marrëveshje, por e njëjta kushtëzohet me një sërë kushtesh që ia ka parashtruar Gruevskit.

“Po që se arrijmë marrëveshje të cilën jemi duke e diskutuar, ne jemi të gatshëm edhe të përkrahim kandidatin e VMRO-DPMNE-së, me një marrëveshje të shkruar kush do të jenë obligimet e presidentit të ardhshëm të vendit karshi komunitetit shqiptar, karshi Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve dhe përdorimit të gjuhës shqipe nëpër të gjitha dikasteret që janë në kompetencë të presidentit të vendit”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Një ndër kushtet e Ahmetit është që në zgjedhjet e vitit 2014 presidenti i Maqedonisë të jetë shqiptar. Kjo sipas do të ishte një mesazh shumë i fuqishëm për shqiptarët dhe maqedonasit, por edhe për rajonin dhe Brukselin e Uashingtonin.
“Dhe ideja kryesore është që, që tani ne si shqiptarë të Maqedonisë të hedhim idenë dhe të bëjmë hapin e parë që në zgjedhjet e ardhshme të arrihet një marrëveshje, një konsensus mes partive më të mëdha politike shqiptare dhe maqedonase dhe të garohet për një kandidat të përbashkët shqiptar”, theksoi Ahmeti.

Mes grupeve punuese të dy partive të koalicionit janë duke u zhvilluar bisedime edhe për zgjedhjet vendore. Qëllimi është që në komunat me shumicë shqiptare VMRO-DPMNE të mos paraqes kandidatë por të përkrah ata të BDI-së, ndërsa të njëjtën ta bëjë BDI-ja për VMRO-në në komunat ku shqiptarët janë pakicë.

“Aty ku komuniteti maqedonas është minoritet, obligimet që dalin nga shumica shqiptare dhe aty ku shqiptarët janë minoritet cilat do të jenë obligimet e kryetarit të ardhshëm maqedonas të komunës”, shtoi lideri i BDI-së.

Ahmeti deklaratat i dha në Tiranë ku edhe gjendet për vizitë zyrtare tre ditore i ftuar nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *