Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Revizioni do të tregojë sa ka investuar EVN Maqedoni

Besimi: Revizioni do të tregojë sa ka investuar EVN Maqedoni

“Jemi aktivë dhe marrim pjesë në takimet e Komisionit evropian, ku informojmë për implikimet e kompanive, të cilat punojnë me gaz. Reagojmë edhe në rrugë diplomatike përmes MPJ-së dhe Sekretariatit për çështje evropiane, me qëllim që të gjitha konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet të vlejnë edhe për Maqedoninë, ndërsa kompanitë nga Maqedonia të kenë trajtim të njejtë, si dhe ato ndëkombëtare”, tha Besimi.

15 janar-Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi sot deklaroi se në EVN Maqedoni veçmë ka filluar mbikëqyrja revizore për investimet e kompanisë.

“Lidhur me investimet, veçmë ka revizor të hyrë në EVN-në dhe pasi ta marrim raportin përfundimtar, do të hyjmë me analizat e raportit revizor”, tha Besimi pas takimit me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore.

Lidhur me krizën me gaz, Besimi tha se është duke u punuar për tejkalimin e problemit.

“Jemi aktivë dhe marrim pjesë në takimet e Komisionit evropian, ku informojmë për implikimet e kompanive, të cilat punojnë me gaz. Reagojmë edhe në rrugë diplomatike përmes MPJ-së dhe Sekretariatit për çështje evropiane, me qëllim që të gjitha konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet të vlejnë edhe për Maqedoninë, ndërsa kompanitë nga Maqedonia të kenë trajtim të njejtë, si dhe ato ndëkombëtare”, tha Besimi.

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz, të shkaktuar nga kontesti mes Rusisë dhe Ukrainës, disa kompani në Maqedoni ishin të detyruara ta ndërprejnë prodhimtarinë apo të orientohen në energjens tjetër. Nga kriza e gazit më së shumti janë godituar Makstil dhe FSG “11 Tetori”, të cilat plotësisht e kanë ndërprerë prodhimin për shkak se nuk kanë mundësi për shfrytëzimin e derivateve alternative

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *