Home / Lajme / Maqedoni / BE:Të nisin bisedimet me Maqedoninë

BE:Të nisin bisedimet me Maqedoninë

Raportuesi Eric Meijer nuk preferoi të komentojë për momentin efektet e këtij amendamenti duke shpjeguar se nëse përbën rrezik, ka ende kohë që kjo gjë të korrigjohet para votimit të rezolutës në seancë plenare që është parashikuar për muajin mars ose prill.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian votoi në Bruksel projekt-rezolutën dhe amendamentet për përparimin e Maqedonisë gjatë 2008 – ës.

Raportuesi Eric Meijer këshillon çeljen e negociatave për anëtarësim, sa më shpejt pas zgjedhjeve të marsit, si edhe zgjidhjen e çështjes së emrit në interesin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe Greqisë. Zëvendës kryeministri I angazhuar për eurintegrime Ivica Bocevski tha se Maqedonia është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes rreth emrit.
“Republika e Maqedonisë edhe më tej në mënyrë active do të marrë pjesë në procesin e bisedimeve me ndërmjetësim të Metju Nimic në Kombet e Bashkuara. Ashtuqë kuptohet se Maqedonia është active dhe mundohet të gjejë zgjidhje”, thotë zëvendëskryeministri Ivica Bocevski.
Në Projekt Rezolutën e votuar nga Komisioni i Jashtëm I Parlamentit Evropian rekomandohet edhe liberalizimi I regjimit të vizave. Për këtë arsye edhe të premten në Bruksel do të qëndrojë zëvendës kryeministr për integrime Ivica Bocevski.
Komisoni I jashtëm votoi edhe amendamentin e eurodeputeti bullgar Nickolay Mladenov, në të cilin thuhet se” Parlamenti Evropian, mirëpret përpjekjet e autoriteteve të IRJM – së për të punuar së bashku me shtetet fqinje anëtare të BEsë ndërsa është i shqetësuar për mungesën e progresit në përballjen me rizgjimin e “gjuhës së urrejtjes”, veçanërisht në media dhe në sistemin e edukimit kundër shteteve fqinje. Eurodeputeti bullgar i bën thirrje qeverisë të garantojë përshatjen e publikut me standartet e BEsë dhe të Këshilllit të Evropës.
Raportuesi Eric Meijer nuk preferoi të komentojë për momentin efektet e këtij amendamenti duke shpjeguar se nëse përbën rrezik, ka ende kohë që kjo gjë të korrigjohet para votimit të rezolutës në seancë plenare që është parashikuar për muajin mars ose prill.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *