Home / Lajme / Maqedoni / Bocevski: Zgjedhje korrekte, liberalizim të vizave dhe akreditim nacional për përdorim të IPA fondeve – prioritete në vitin 2009

Bocevski: Zgjedhje korrekte, liberalizim të vizave dhe akreditim nacional për përdorim të IPA fondeve – prioritete në vitin 2009

Lidhur me murin shengen, ai theksoi se në vitin 2009 do të jetë vit i një liberalizimi të plotë për qytetarët e Maqedonisë, duke marrë parasysh se raporti preliminar nga nëntori i Komisionit Evropian ishte pozitiv për Maqedoninë. Bocevski theksoi se pret që pozitiv të jetë edhe raporti i misioneve vlerësuese që do të pasojnë këtë muaj dhe fillimin e muajit të ardhshëm nga KE-ja në vend.

Organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, liberalizimi i vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe marrjen e akreditimit të plotë kombëtar për përdorimin e IPA fondeve. Këto janë tre prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonisë në vitin 2009 lidhur me integrimin në BE dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave parahyrëse, deklaroi zëvendëskryministri për çështje evropiane Ivica Bocevski.

Sipas Bocevskit Qeveria është në koordinim me Komisionin Shtetërore Zgjedhor për përgatitjet e sukseshme të zgjedhjeve ndërsa me kërkesë të Këshillit të Radiodifuzionit në llogari të këtij institucioni tashmë janë transferuar 38 milionë denarë për monitorim të zgjedhjeve. Në këtë plan nga takimi i nesërm i liderëve pritet një vendim i matur te të gjitha palët e involvuara në emër të BE-integrimeve dhe të tejkalohen siç tha ndryshimet e vogla politike të mendohet në mënyrë strategjike dhe të obligohen për zgjedhje korrekte të pastra dhe demokratike me qëllim që ky proces të vazhdojë.

Lidhur me murin shengen, ai theksoi se në vitin 2009 do të jetë vit i një liberalizimi të plotë për qytetarët e Maqedonisë, duke marrë parasysh se raporti preliminar nga nëntori i Komisionit Evropian ishte pozitiv për Maqedoninë. Bocevski theksoi se pret që pozitiv të jetë edhe raporti i misioneve vlerësuese që do të pasojnë këtë muaj dhe fillimin e muajit të ardhshëm nga KE-ja në vend. Ky raport duhet që të publikohet në prill, të kalojë në Këshillin e ministrave dhe në Parlamentin Evropian, ndërsa vendimi për liberalizimin e vizave të pasojë në vjeshtë, pas zgjedhjeve parlamentare në Union.

Marrja e një akreditimi të plotë kombëtar për përdorimin e IPA fondeve, me një revizion rrënjësor nga ana e BE-së, insitucioneve në Maqedoni do t’i mundësojë që ato vetë të tërheqin, pogramojnë, shpenzojnë dhe përdorin fonde evropiane, shtoi nënkryeministri Bocevski.

I pyetur për atë se çfarë bën Maqedonia për përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si një nga kriteret e rëndësishme për marrjen e datës për fillimin e negociatave Boceski theksoi se Maqedonia ka një potencial serioz politik lidhur me 18 vitet e kaluara të ekzistimit.

Në pyetjen nëse vendi do t’i përmbahet provokimeve, akteve apo deklaratave ai shtoi se Maqedonia nuk është pala, e cila duke u nisur nga interesat e saj thelbësorë, mohon, diskriminon apo pamundëson të drejtën e identitetit të ndonjë pale tjetër – të drejta të garantruara me konventa ndërkombëtare.

Për kritikat nga Brukseli se Qeveria përzihet në lirinë e mediave, sipas Bocevskit, mediat janë pikë kritike në çdo komunitet demokartik dhe ato e luajnë rolin e kontrollorit të procesit politik dhe në këtë konteks është e domosdoshme që në mënyrë të lirë të rrjedhë dialogu me mediat, ndërsa Qeveria do të vazhdojë në mënyrë rrënjësore ta informojë opinionin dhe të ballafaqohet me atë kudo ku është e nevojshme, për të gjitha mediat, pa diskriminim.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *