Home / Lajme / Rajon / Bora izolon Tropojën

Bora izolon Tropojën

Në orët e para të mëngjesit pothuajse të gjitha akset kombëtare të rrugëve në qarkun e Dibrës dhe Kukësit si dhe rrugët rurale kanë qenë të bllokuara.

Reshje të mëdha bore kanë përfshirë rajonin verilindor te Shqipërisë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor dhe mungesë të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale.
Reshjet variojnë nga 30 cm lartësi në qytetin e Kukësit deri në 60 cm në zonat e thella malore.

Në orët e para të mëngjesit pothuajse të gjitha akset kombëtare të rrugëve në qarkun e Dibrës dhe Kukësit si dhe rrugët rurale kanë qenë të bllokuara.

Më pas autoritetet kanë vënë në punë mjete borëpastruese dhe brigadat e riparimit të avarive në rrjetin energjetik dhe në orët e mesdites situata ka qenë më e përmirësuar, pasi dhe moti nuk ka qenë e ftohtë dhe me ngrica gjë që ka favorizuar punën për zhbllokimin e situatës.

Sipas policisë aksi kombëtar i rrugës që lidh Kukësin e Kosovën me pjesën tjetër të Shqipërisë është i kalueshëm, por duhen patjetër zinxhirët dhe pajisjet dimërore të udhëtimit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *