Home / Lajme / Maqedoni / Boshkovski konfirmon kandidaturën e tij për president

Boshkovski konfirmon kandidaturën e tij për president

Kryetar i Shtabit zgjedhor të Lube Boshkovskit është emëruar shkrimtari Bratisllav Tashkovski, i cili në brifingun e parë me gazetarët në Manastir paralajmëroi fushatë modernë dhe evropiane për kandidatin për president Lube Boshkovski.

Lube Boshkovski, ish ministër i punëve të brendshme në Qeverinë e Maqedonisë, sot në Manastir, në një takim me gazetarë tha se do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme për postin e presidentit të shtetit.

“Pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve nga ana e kryetarit të Kuvendit, më lejoni të përgjigjem në kërkesën e popullit të Maqedonisë dhe në pyetjen më të shpeshtë që më është bërë kohëve të fundit, po unë do të kandidohem për kryetar të Maqedonisë.

Pres mbështetjen e parezervë të qytetarëve dhe ata që më besojnë i ftoj të besojnë edhe në ardhmërinë e Maqedonisë sonë”, deklaroi Lube Boshkovski.

Kryetar i Shtabit zgjedhor të Lube Boshkovskit është emëruar shkrimtari Bratisllav tashkovski, i cili në brifingun e parë me gazetarët në Manastir paralajmëroi fushatë modernë dhe evropiane për kandidatin për president Lube Boshkovski.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *