Home / Lajme / Maqedoni / DR: BDI nuk mban një politikë konzistente

DR: BDI nuk mban një politikë konzistente

A është votimi ligji për stimulimin e natalitetit ai që e realizoj marrveshjen e Ohrit apo aksionet e fundit policore që u ndërmorën ndaj shqiptarëve, apo ligji për gjuhën shqipe që përveç emrit nuk avanson aspak përdorimin e gjërë të gjuhës shqipe komforn Marrveshjes së Ohrit.Apo shumë e shumë ligje të tjera të cilat kanë kaluar pa asnjë debat parlamentar të cilat BDI i ka votuar ashtu si ka dëshiruar VMRO-DPMNE që kanë qenë ligje diskriminuese për shqiptarët. E pyesim BDI-në se sa realisht ata kanë ndikim në qeverinë aktuale apo thjesht janë vetëm një dekor që i shkojnë për shtati partnerit të tyre VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagim.

Demokracia e Re reagoi ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi për zhvillimet politike në Maqedoni.

“Deklaratat e zv.kryeministrit Abdilaqim Ademi për BBC në shqip, edhe njëhere rikonfirmuan qëndrimin tonë se BDI-ja nuk mban një politikë konzistente dhe se varësisht prej pozicionit politik ata i ndryshojnë qëndrimet e veta. E rikujtojmë opinionin publik se po këta zyrtarë të BDI-së para gjashtë muajve deklaronin që Marrveshja Kornizë e Ohrit nuk është e realizuar dhe se ka edhe shumë për t’u realizuar”, thuhet në reagimin e DR-së.

Kjo parti e pyet zv.kryeministrin Ademi se çka bëri ai që për gjashtë muaj të realizohet Marrveshja e Ohrit?

“A është votimi ligji për stimulimin e natalitetit ai që e realizoj marrveshjen e Ohrit apo aksionet e fundit policore që u ndërmorën ndaj shqiptarëve, apo ligji për gjuhën shqipe që përveç emrit nuk avanson aspak përdorimin e gjërë të gjuhës shqipe komforn Marrveshjes së Ohrit.Apo shumë e shumë ligje të tjera të cilat kanë kaluar pa asnjë debat parlamentar të cilat BDI i ka votuar ashtu si ka dëshiruar VMRO-DPMNE që kanë qenë ligje diskriminuese për shqiptarët. E pyesim BDI-në se sa realisht ata kanë ndikim në qeverinë aktuale apo thjesht janë vetëm një dekor që i shkojnë për shtati partnerit të tyre VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagim.

DR poashtu e përgenjshtroi edhe deklaratën se në vitin 2008 nuk është punësuar asnjë shqiptar në administratën shtetrore dhe i sygjerojmë zv.kryeministrit Ademi që të interesohet më tepër në marrjen e informatave të sakta dhe jo të japë deklarata boshe.

“E rikujtojmë zv.kryeministrin Ademi se mbi 200 shqiptarë me vendim punë janë duke ndejtur në shpi që tetë muaj pasi që nuk i krijohen kushtet pune dhe të gjithë ata janë të punësuar në vitin 2008,që ende BDI nuk e shef të arsyeshme të gjen zyra për ta për të filluar punën e tyre”, thuhet në reagim.

Sa i përket marrdhënieve diplomatike me Kosovën DR thotë se edhe njëherë BDI manipulon me opinionin publik, pasi që shqiptarët e mbajnë shumë mirë mend se zv.kryeministri Ademi jepte deklarata të cilat i mohoeshin nga Ministria e Punëve të Jashtme me ç’rast nënkuptoheshte se BDI-ja nuk ka as ndikimin minimal në njohjen e Kosovës. “Nga ana tjetër ka dy muaj po i njejti deklaron se shumë shpejt do ketë marrdhënie diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë ndërsa të gjitha këto ai nuk i lidh me afate kohore. Prandaj e pyesim BDI-në se a kanë ndonjë projekt në të mirën e shqiptarëve i cili ka një afatizim kohor apo ata thjesht projektet e tyre i kanë afatizuar në paafat”, thuhet në fund të reagimiit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *