Home / Lajme / Maqedoni / Filloi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë për zgjedhjet e ardhshme

Filloi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë për zgjedhjet e ardhshme

Kandidatët presidencialë që në zgjedhjet do të marrin pjesë si të pavarur duhet të mbledhin 10.000 nënshkrime, deri sa ata të cilët do të propozohen nga partia e tij duhet të kenë mbështetje prej më së paku 30 deputetëve në Parlament.

Në mesnatë filloi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë presidencialë dhe për kandidatë për anëtarë të këshillit dhe kryetarë të komunave, që përfundon më 3 shkurt.

Në njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë sot nënshkrime filluan të mbledhin Lube Boshkovski dhe lideri i Demokracisë së Re Imer Selmani.

Kandidatët presidencialë që në zgjedhjet do të marrin pjesë si të pavarur duhet të mbledhin 10.000 nënshkrime, deri sa ata të cilët do të propozohen nga partia e tij duhet të kenë mbështetje prej më së paku 30 deputetëve në Parlament.

Nënshkrimet e zgjedhësve në procedurën për kandidimin e këtyre personave mblidhen në formular i cili përmban emrin dhe mbiemrin, vendbanimi i përhershëm, profesioni dhe numri i amzës të kandidatit të propozuar, si dhe emrin, mbiemrin dhe numrin e amzës të zgjedhësit i cili e nënshkruan propozimin për funksionet e theksuara.

Listat për kandidat për president, anëtarë të këshillit dhe kryetar të komunave propozuesit e autorizuar duhet t’i dorëzojnë më së voni deri 35 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht më 15 shkurt në mesnatë.

Lista për kandidat për president i dorëzohet KSHZ-së, listat për këshilltarë dhe për kryetar të komunave u dorëzohen komisioneve zgjedhore komunale, ndërsa listat të cilat i dedikohen Shkupit i dorëzohen Komisioni zgjedhor të Qytetit të Shkupit.

Komisionet zgjedhore janë të obliguara që më së voni 48 orë pas marrjes së listave t’i njoftojnë parashtruesit se nëse ata janë në pajtim me Kodin Zgjedhor. Në qoftë se konstatohen parregullsi ose lëshime, parashtruesi i listët janë të obliguar që t’i menjanojnë me çka, gjithashtu, në afat prej 48 orë komisionet duhet t’i konfirmojnë me vendim.

Rradhitja e kandidatëve komisioni kompetent zgjedhor e konfirmon me short. Tërheqja për konfirmimin e listës së vetme të kandidatit për zgjedhje të presidentit KSHZ-ja do ta mbajë më 18 shkurt. Shorti për konfirmimin e listave të vetme të kandidatëve për anëtarë të këshillit ose kryetarëve të komunave KZO gjegjësisht Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit do ta mbajë më 23 shkurt.

Fushata zgjedhore fillon njëzetë ditë para fillimit të zgjedhjeve, gjegjësisht më 3 mars

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *