Home / Lajme / Maqedoni / Filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme

Filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme

Përveç maturantëve, të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në fund të vitit do të kenë testim ekstern, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendos për herë të parë që të kontrollojë nëse mësimdhënësit objektivisht e kanë notuar diturinë e tyre.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot sërish u kthyen në bankat shkollore dhe e filluan gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2008/2009.

Përveç maturantëve, të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në fund të vitit do të kenë testim ekstern, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendos për herë të parë që të kontrollojë nëse mësimdhënësit objektivisht e kanë notuar diturinë e tyre.

Maturantët, megjithatë, do të përgatiten për dhënien e maturës shtetërore, prej të cilës varet regjistrimi në fakultet. Për gjeneratën e dytë të nxënësve që shkollën e mesme e përfundojnë me maturë shtetërore, afati për regjistrim përfundoi më 31 dhjetor. Testimi, si dhe vitin e kaluar, përfshin dy lëndë eksterne dhe dy interne dhe një detyrë projektuese.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *