Home / Lajme / Maqedoni / Fillon vëzhgimi në prag të zgjedhjeve

Fillon vëzhgimi në prag të zgjedhjeve

ë bazë të këtij plani do të vëzhgohen aktivitetet e partive politike gjatë fushatës, financimi i fushatave të tyre, mundësia e keqpërdorimit të mjeteve publike për qëllime të fushatës dhe çdo lloj forme jashtëligjore që do të ndikonte tek votuesit.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka miratuar planin operativ, me të cilin do të veprojë gjatë procesit të zgjedhjeve të 22 marsit.

Në bazë të këtij plani do të vëzhgohen aktivitetet e partive politike gjatë fushatës, financimi i fushatave të tyre, mundësia e keqpërdorimit të mjeteve publike për qëllime të fushatës dhe çdo lloj forme jashtëligjore që do të ndikonte tek votuesit.

“Nuk mund të përdoren mjete buxhetore të Republikës së Maqedonisë, mjete buxhetore të komunave dhe të qytetit të Shkupit, mjete të fondeve publike, ndërmarrjeve ose personave fizik që disponojnë kapital shtetëror, përpos nëse për të njejtat nuk janë të paraqitura ndryshe në ligjin për financimin e fushatave zgjedhore të partive politike”, deklaroi Mirjana Dimovska, kryetare e komisionit Anti-korrupsion.

Partitë politike gjatë fushatës së zgjedhjeve nuk do të kenë mundësi të ndërtojnë rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe objekte tjera infrastrukturore me mjete buxhetore sië janë shkollat dhe çerdhe fëmijësh përveç nëse për këtë qëllim nuk janë paraparë mjete në buxhetin paraprak.

“Dhënia ose premtimi për dhënie të dhuratave dhe sendeve tjera votuesve para zgjedhjeve, me qëllim të votimit apo mosvotimit , apo për votimin e kandidatit të, ose vendim të caktuar, llogarit mito në prag të zgjedhjeve dhe votimit”, u shpreh Dimovska.

Gjithashtu Komisioni anti-korrupsion paralajmëron partitë politike se nuk kanë të drejtë të pranojnë dhe të shfrytëzojnë mjete joligjore si dhe mjete financiare nga burime anonime.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *