Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet i vdekur 16 vjeçari nga Nerashti

Gjendet i vdekur 16 vjeçari nga Nerashti

Të dielën rreth orës 10.00 në ujrat e Lumit të fshatit Odër që kalon në fshatin Nerasht në afërsi të vendit të quajtur Çeflik diku rreth 50 metra larg shtëpisë së fundit të këtij fshati është gjetur trupi i pajetë i 16 vjeçarit Miran Qazimit, i cili ditë më parë ishte paraqitur si i humbur, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë

Tetovë 26 janar- Është gjetur i vdekur trupi i 16 vjeçarit Miran Qazimi nga fshati Nerasht, komuna e Tearcës.

Të dielën rreth orës 10.00 në ujrat e Lumit të fshatit Odër që kalon në fshatin Nerasht në afërsi të vendit të quajtur Çeflik diku rreth 50 metra larg shtëpisë së fundit të këtij fshati është gjetur trupi i pajetë i 16 vjeçarit Miran Qazimit, i cili ditë më parë ishte paraqitur si i humbur, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Trupi i pajetë i Miranit është gjetur në rrjedhën e lumit në dalje të fshatit ku kanë qenë të grumbulluar edhe hedhurina ndërsa pas kryerjes së hetimi nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa sot i është bërë edhe obduksion.

Miran Qazimi u lajmërua si i humbur të premten nga familjarët e tij ndërsa ditën kritike ai ka qenë i veshur me një pallto të zezë, panatollona ushtarake dhe atlete të bardha dhe ka qenë duke pritur autobusin që të shkojë në shkollë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *