Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgji Ivanov kandidat i VMRO-DPMNE-se per president

Gjorgji Ivanov kandidat i VMRO-DPMNE-se per president

Nga 1143 delegatët e pranishëm në sallë, votuan 1112.
“Sot do të filloj të kërkoj besimin e qytetarëve të Maqedonisë, për idetë e mia dhe programin tim, për vizionin tim për Maqedoninë. Sot ballafaqohem me sfidën time më të madhe të jetës, të fitoj dhe të marrë përgjegjësi, për identitetin, për pasqyrën e vendit tonë, përgjegjësi për jetesën e mirë të të gjithëve, për rininë pa kufij, për vlerat kombëtare, për realitetin, të vërtetën dhe ardhmërinë”, tha Gjorgji Ivanov, kandidat i VMRO-DPMNE për president.

Gjorgji Ivanov është kandidati për president, i zgjedhur nga radhët e VMRO-DPMNE në konventën e sotme të kësaj partie. Ivanov, profesor në Fakultetin Juridik të Shkupit, mori 1076 vota ndërsa kandidati tjetër në këtë garë, Todor Petrov, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas, i cili mori vetëm 91 vota.

Nga 1143 delegatët e pranishëm në sallë, votuan 1112.
“Sot do të filloj të kërkoj besimin e qytetarëve të Maqedonisë, për idetë e mia dhe programin tim, për vizionin tim për Maqedoninë.

Sot ballafaqohem me sfidën time më të madhe të jetës, të fitoj dhe të marrë përgjegjësi, për identitetin, për pasqyrën e vendit tonë, përgjegjësi për jetesën e mirë të të gjithëve, për rininë pa kufij, për vlerat kombëtare, për realitetin, të vërtetën dhe ardhmërinë”, tha Gjorgji Ivanov, kandidat i VMRO-DPMNE për president.

Konventa e VMRO DPMNE-së, mblodhi sot delegatët për të bërë zgjedhjen e kandidatit të saj për zgjedhjet e 22 marsit, dhe sipas kreut të partisë Nikolla Gruevski, Maqedonisë më shumë se kurrë, i duhen njerëz të aftë, që të ruajnë të kaluarën, të kultivojnë të tashmen, dhe të ndërtojnë të ardhmen.

“VMRO DPMNE do të mbështes kandidat jo partiak. Ne nuk jemi parti që me çdo kusht insiston që çdo herë të ketë njerëz partiak në pozicionet e larta. Për ne është me rëndësi, para së gjithash, që njerëzit të jenë me kualitete të larta, dhe me karakter, por edhe profesionist. Për ne është me rëndësi të zgjedhim person stabil, të udhëheq shtetin”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë, Ivanov, pas marrjes së bekimit nga delegatët, tha se pret të marrë votat edhe nga elektorati shqiptar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *