Home / Lajme / Maqedoni / Greqia e kushtëzon Kroacinë për Maqedoninë

Greqia e kushtëzon Kroacinë për Maqedoninë

Problemi për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinë gjithnjë e më tepër po thellohet duke involvuar edhe palë tjera në këtë kontest. Së fundi autoritetet e greke kanë paralajmëruar Kroacinë se nuk do të miratojnë Kapitullin për sistemin e jurisprudencës, për shkak se ky vend njeh pakicën maqedonase dhe autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase .

Athina zyrtare ka paralajmëruar Zagrebin se nuk do ta miratojë kapitullin e jurisprudencës për procesin e integrimit të Kroacisë në BE, për shkak se ky vend e njeh pakicën maqedonase dhe autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase.

Problemi për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinë gjithnjë e më tepër po thellohet duke involvuar edhe palë tjera në këtë kontest. Së fundi autoritetet e greke kanë paralajmëruar Kroacinë se nuk do të miratojnë Kapitullin për sistemin e jurisprudencës, për shkak se ky vend njeh pakicën maqedonase dhe autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase .

Greqia vazhdon edhe më tepër të ashpërsoj qëndrimet e saja kundër Maqedonisë duke mohuar kategorikisht identitetin e saj.

Pas Sllovenisë e cila në konferencën me temë “Kroacia- BE” të mbajtur në Bruksel më 19 dhjetor të vitit të kaluar bllokoi shtatë kapituj si pasojë e problemeve kufitare mes dy vendeve, tash integrimi i Kroacisë do të pengohet edhe nga Greqia.

Sipas burimeve jozyrtare të gazetës “Dalmacia e Lirë”, grekët janë shprehur të pakënaqur për faktin se Kroacia e ka pranuar pakicën kombëtare maqedonase dhe dhe autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase.

Autoritet greke janë kërcënuar se do ti bllokojnë negociatat e kroatëve me BE-në, shkaku se në dokumentet për jurisprudencën përmendet edhe pakica maqedonase.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme ka theksuar se nuk kanë njohur se Greqia ka paraqitur pengesa në procesin e integrimit të Kroacisë në Bashkim Evropian. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i diplomacisë kroate, Mario Dragun.

Republika e Maqedonisë që nga vitit 2005 ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE, mirëpo problemet me fqinjët të cilët nuk pranojnë emrin dhe identitetin kanë bllokuar integrimin e saj në BE dhe NATO.

Në samitin e fundit të NATO-s të mbajtur në Bukuresht edhe pse bashkësia ndërkombëtare kishte vlerësuar se Maqedonia meriton të bëhet pjesë e Aleancës, Greqia mohoi këtë fakt duke vendosur veton.

Greqia nuk pranon emrin kushtetues të Maqedonisë shkaku se sipas tyre ky vend në të ardhmen mund të ketë pretendime ndaj territorit të tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *