Home / Lajme / Maqedoni / Greqia kercenon me bllokade ne BE dhe NATO

Greqia kercenon me bllokade ne BE dhe NATO

ë përgjigjen në pyetjen e liderit të partisë djathtiste LAOS, Jorgos Karaxhaferis, ai theksoi se ambiciet evropiane dhe euroatlantike të shtetit nuk do të realizohen, po qe se autoritetet e Shkupit kujdesen për, sikurse që tha, dobinë politike nga zgjedhjet e ardhshme, në vend për ardhmërinë e shtetit.

Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, i drejtoi një mesazh të ashpër Maqedonisë se rruga e saj drejt BE-së dhe NATO-s është e mbyllur pa marrëveshje për emrin.

Mesazhin, sikurse shkruan sot gazeta e Athinës “Katimerini”, Karamanlisi e drejtoi nga foltorja e parlamentit grek.

Në përgjigjen në pyetjen e liderit të partisë djathtiste LAOS, Jorgos Karaxhaferis, ai theksoi se ambiciet evropiane dhe euroatlantike të shtetit nuk do të realizohen, po qe se autoritetet e Shkupit kujdesen për, sikurse që tha, dobinë politike nga zgjedhjet e ardhshme, në vend për ardhmërinë e shtetit.

Kryeministri grek përsëriti se Athina dëshiron që të arrihet marrëveshje për emrin me shtesën gjeografike që do të vlejë për të gjithë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *