Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:Zgjedhjet e lira ne pranverë kyçe për vendin

Gruevski:Zgjedhjet e lira ne pranverë kyçe për vendin

Ne do të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë dhe shpresoj ashtu të jetë, do të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërruam ligjin, nga zgjedhjet e klauara bëmë gjithçka që ishte në forcën tonë që deri tani të krijon kushte më të mira të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike, unë thellë jam i bindur se edhe aktorët tjerë politik, posaçërisht ata që ishin më së shumti të përfshirë në ato incidente kanë nxjerrë ndonjë mësim dhe se këtë herë do të kemi zgjedhje të suksesshme.”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Ne do të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë dhe shpresoj ashtu të jetë, deklaroi kryeministri Nikola Gruevski.
Maqedonia është e gatshme të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike këtë mars. Kështu është shprehur kryeministri Nikolla Gruevski duke shtuar se për këtë që pas mbajtjes së zgjedhjeve të kaluara paralmentare ku u shënuan incidente, deri më tani janë bërë ndryshime të shumta për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike .
“Ne do të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë dhe shpresoj ashtu të jetë, do të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërruam ligjin, nga zgjedhjet e klauara bëmë gjithçka që ishte në forcën tonë që deri tani të krijon kushte më të mira të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike, unë thellë jam i bindur se edhe aktorët tjerë politik, posaçërisht ata që ishin më së shumti të përfshirë në ato incidente kanë nxjerrë ndonjë mësim dhe se këtë herë do të kemi zgjedhje të suksesshme.”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.
Duke folur për procesin e bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, Gruevski tha se pret që ndërmjetësi i OKB-së Methju Nimic të thërrasë negociatorët në një takim të ri.
“Pres që z.Nimic të japë propozim për atë, supozoj se ai përgatit diçka dhe kur do të ketë diçka të përgatitur do t’i thërrasë negociatorët. Nuk mund të supozoj se do të përfundojnë këtë vit bisedimet, nuk varet vetëm nga ne, nëse kjo punë do të varej vetëm nga ana jonë, do tu jepja përgjigje më precize.”, shton Gruevski.
Gruevski tha se negociatori i ri i Maqedonisë në bisedimet me Greqinë Zoran Jolevski është i përgatitur për raundin e ri të bisedimeve. Që nga emërimi i Zoran Jolevskit për negociator kryesor të Maqedonisë ndërmjetësi Nimic nuk ka ulur në tavolinë dyja palët për bisedime

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *