Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Në Kosovë po krijohen humbje në politikën e jashtme

Haradinaj: Në Kosovë po krijohen humbje në politikën e jashtme

Haradinaj përsëriti se këtë vit do të ketë zgjedhje në Kosovë. “Jemi në vitin zgjedhor, do të mbahen dy palë zgjedhje. Ato parlamentare dhe komunale, andaj për këto zgjedhje kërkohet përgatitje e madhe. Ne kemi filluar me komunitetin e ekspertëve”, tha Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi të shtunën në takimin kryesisë së re të Aleancës së Gruas së Kosovës se aktualisht në Kosovë janë duke u krijuar humbje në politikën e jashtme, në atë të sigurisë, politikën ekonomike e deri te humbja e cilësisë së demokracisë së krijuar nëntë vite radhazi.
Haradinaj përsëriti se këtë vit do të ketë zgjedhje në Kosovë.

“Jemi në vitin zgjedhor, do të mbahen dy palë zgjedhje. Ato parlamentare dhe komunale, andaj për këto zgjedhje kërkohet përgatitje e madhe. Ne kemi filluar me komunitetin e ekspertëve”, tha Haradinaj

Ndërkaq, sa i përket kryesisë së re të AGK-së, kryetarja e këtij organi, Donika Kadaj-Bujupi, kishte sjellë listën me emra me të cilën nuk janë pajtuar disa nga anëtaret e vjetra të kësaj partie.

Njëra nga anëtaret Vasilika Zotaj, e quajti mashtrim listën e përgatitur me emra të kryesisë së re të AGK-së nga ana e kryetares Bujupi.

Në këtë takim me shumë vërejtje u zgjodh kryesia e re e AGK-së. /rtk/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *