Home / Lajme / Maqedoni / Hisen Xhemaili do të mbrohet në liri

Hisen Xhemaili do të mbrohet në liri

Gjykata e pranoi kaucionin prej 300 mijë eurosh që e ofroi Xhemaili për t’u mbrojtur në liri.

Gjykata Themelore e Shkupit 1, sot i hoqi masën e arrestit deputetit të BDI-së, Hisen Xhemaili i cili është i akuzuar për rastin e punëtorëve të maltretuar të Mavrovës.

Gjykata e pranoi kaucionin prej 300 mijë eurosh që e ofroi Xhemaili për t’u mbrojtur në liri.

Këshilli gjyqësorë i Gjykatës së Shkupit e ka marrë parasysh edhe vendimin e Prokurorisë e cila paraprakisht e pranoi shtëpinë e Xhemailit si garancë se ai do të paraqitet në seancat gjyqësore. Deputeti i BDI-së, krahas premtimit, nuk u paraqit në katër seancat e deritashme.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *