Home / Lajme / Maqedoni / Hisen Xhemaili sot u kthye në parlament

Hisen Xhemaili sot u kthye në parlament

“Unë mendoj që Sllavica Grkovska në vend që të dalë në mbrojtje të gjyqësorit ajo akuzoi edhe shumicën parlamentarë edhe gjyqësorin, akuzoi edhe kolegun tonë të nderuar Hisen Xhemailin. Mendoj që Sllavica Grkovska ka bërë një shkelje flagrante më së pari kolegjiale së dyti në përzierjen e punëve të brendshme kushtimisht të them të gjykatës në për vendimin që ka marrë konform vendimit për sa i përket Hisen Xhemailit”, tha Neziri.

Pas 4 muajsh mungesë në Parlament, deputeti i BDI-së, Hisen Xhemaili sot u paraqit në vendin e punës. Edhe pas shumë kërkesave, ai nuk deshi të prononcohet për mediat.

Kthimin e tij në Kuvend në emër të grupit parlamentar të LSDM e ironizoi deputetja Sllavica Grkovska-Lloshkova e cila tha se ky është shembull i mos funksionimit të gjyqësorit të pavarur në Maqedoni.
“Të nderuar qytetarë të Maqedonisë më lejoni që në fillim në emër të LSDM të përshëndes shembullin për në thonjza gjyqësorin e pavarur dhe prokurorinë e pavarur në Maqedoni, pjesëmarrjen e deputetit Xhemaili në seancën e sotme, simbolin për atë se si kryhet presion nga ana e pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor”, deklaroi Sllavica Gërkovska-Lloshkova, deputete e LSDM-së.

Ndaj kësaj reagoi deputeti i BDI-së, Safet Neziri.
“Unë mendoj që Sllavica Grkovska në vend që të dalë në mbrojtje të gjyqësorit ajo akuzoi edhe shumicën parlamentarë edhe gjyqësorin, akuzoi edhe kolegun tonë të nderuar Hisen Xhemailin.

Mendoj që Sllavica Grkovska ka bërë një shkelje flagrante më së pari kolegjiale së dyti në përzierjen e punëve të brendshme kushtimisht të them të gjykatës në për vendimin që ka marrë konform vendimit për sa i përket Hisen Xhemailit”, tha Neziri.

Deputeti Hisen Xhemaili akuzohet për rastin ‘Punëtorët e Mavrovës’ në vitin 2001.

Javën e kaluar gjykata Shkupi 1, pranoi garancinë prej 300 mijë Eurosh që Xhemaili, të mbrohet në liri me anë të së cilës iu hoq edhe fletë-arresti. Deputeti i BDI-së mungoi në dy seanca gjyqësore ndërsa seanca e radhës është caktuar për muajin shkurt.

Po ashtu ai gjatë kësaj kohe nuk ka qënë i pranishëm as në punimet e Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *