Home / Lajme / Maqedoni / I shmangën taksës rrugore, përballen me gjobë

I shmangën taksës rrugore, përballen me gjobë

Gjashtëmbëdhjetë shoferët tjerë, prej gjithsej 34 të regjistruar, janë qytetarë të cilët i kanë kaluar pikat për taksa rrugore pa paguar taksa rrugore, duke shfrytëzuar kartela, distinktive dhe gjëra tjera.
Siç kumton MPB-ja, ndërmjet orës 5:30 dhe 9:30 sot në mëngjes në pikat për pagesë rrugore “Gllumovë”, “Milladinovc” dhe “Otavicë”, pa paguar taksë rrugore me të treguar legjitimimet kanë kaluar 34 automjete. Të gjithë vozitësve u është dhënë urdhëresë për pagimin e gjobës për shkeljet e kryera sipas nenit 68, 69 dhe 72 nga Ligji i rrugëve publike.

Shkup, 26 janar-Një deputet, dy gjyqtarë, dy të punësuar në Drejtorinë doganore, një i punësuar në MPB, katër të punësuar në ARM, dy në Ministrinë e Mbrojtjes, tre në NP “Rrugët e Maqedonisë”, një në Ministrinë e Lidhjeve dhe Transportit, një në Ministrinë e Ekonomisë, një në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, një në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe nga një në Agjencinë e nëpunësve shtetërorë dhe Kadastër, sot kanë marrë urdhëresë për pagimin e gjobës për shkak të keqpërdorimit të legjitimacioneve zyrtare për kalimin e pikës për taksë rrugore.

Gjashtëmbëdhjetë shoferët tjerë, prej gjithsej 34 të regjistruar, janë qytetarë të cilët i kanë kaluar pikat për taksa rrugore pa paguar taksa rrugore, duke shfrytëzuar kartela, distinktive dhe gjëra tjera.

Siç kumton MPB-ja, ndërmjet orës 5:30 dhe 9:30 sot në mëngjes në pikat për pagesë rrugore “Gllumovë”, “Milladinovc” dhe “Otavicë”, pa paguar taksë rrugore me të treguar legjitimimet kanë kaluar 34 automjete. Të gjithë vozitësve u është dhënë urdhëresë për pagimin e gjobës për shkeljet e kryera sipas nenit 68, 69 dhe 72 nga Ligji i rrugëve publike.

Aksionin e ka zbatuar Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në koordinim me Inspektoriatin shtetëror për transport në pajtim me nenin 121 paragrafi 1 pika 16 nga Ligji për rrugë publike.

MPB-ja informon se kundër tre të punësuarve në Ministri, të cilët i kanë keqpërdorur legjitimacionet zyrtare do të shtrohen masat e domosdoshme deri tek eprorët e tyre të drejpërdrejtë, të cilët në pajtim me dispozitat nga Marrëveshja kolektive e MPB-së duhet të sjell procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë të nëpunësve të policisë para Komisioneve kompetente për denoncim.
Deri tani, Sektori për kontroll të brendshëm zbatoi katër aksione të tilla, me ç’rast janë zbuluar 210 persona zyrtarë dhe qytetarë të cilët i janë shmangur pagesës së taksës rrugore, prej të cilëve 27 janë të punësuar në MPB.

Me kontrollin e fundit aksionar, numri i përgjithshëm i nëpunësve, personave dhe qytetarëve të zbuluar dhe të sanksionuar u rrit në 244 prej të cilëve 28 janë nëpunës policorë. Të gjithëve të cilët i kanë bërë shkeljet nga ana e MPB-së u është dhënë urdhëresë për pagesën e gjobës me lartësi prej 200 euro, ndërsa MPB-ja pret për ata të cilët nuk janë të punësuar në polici, eprorët e tyre të ndërmarrin masa plotësuese.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *