Home / Lajme / Maqedoni / Imer Aliu kryetar i Shtabit zgjedhor

Imer Aliu kryetar i Shtabit zgjedhor

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Imer Aliu është zgjedhur kryetar i shtabit zgjedhor të kësaj partie për zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit. Kryesia e PDSH-së ka marrë këtë vendim në mbledhjen e fundit ku janë përcaktuar konkluzionet për zgjedhjet e reja si dhe propozimi i disa kandidatëve për kryetar komunash.

Në PDSH tashmë janë publikuar edhe emrat e kandidatëve të parë për komuna: Prof.dr Mitasim Beqiri për komunën e Negotinës dhe Vrapçishtës, Mr.Gazmend Aliu kandidat për kryetar komune të Gostivarit si dhe Fekri Bilalli kandidat për komunën e Haraçinës

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Imer Aliu është zgjedhur kryetar i shtabit zgjedhor të kësaj partie për zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit. Kryesia e PDSH-së ka marrë këtë vendim në mbledhjen e fundit ku janë përcaktuar konkluzionet për zgjedhjet e reja si dhe propozimi i disa kandidatëve për kryetar komunash.

Sipas kësaj partie, tashmë janë publikuar edhe emrat e kandidatëve të parë për komuna: Prof.dr Mitasim Beqiri për komunën e Negotinës dhe Vrapçishtës, Mr.Gazmend Aliu kandidat për kryetar komune të Gostivarit si dhe Fekri Bilalli kandidat për komunën e Haraçinës. Kjo parti ditë më parë publikoi edhe emrin e kandidatit për kryetar komune të Strugës, Mendi Qyra, biznesmen dhe personalitet i njohur në këtë rajon.

Nga ana tjetër, përveç PDSH-së, tashmë edhe në radhët e partisë shqiptare në pushtet BDI janë të njohur emrat e kandidatëve për kryetar komune: në Gostivar Nevzat Bejta, Hazbi Lika në Tetovë, Izet Mexhiti në ]air, në Strugë akoma nuk është konfirmuar kandidati për kryetar komune. Në të gjitha komunat e tjera të BDI-së pritet të nxirren emra të rinj të kandidatëve, për të cilët ende nuk janë publikuar emrat e tyre. (

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *