Home / Lajme / Maqedoni / Imer Selmani kandidat për president i Maqedonisë

Imer Selmani kandidat për president i Maqedonisë

“Duke i pasur parasysh kriteret dhe politikanët të cilët do të kishin mundur të marrin pjesë si kandidat të mundshëm për president, Demokracia e Re, gjegjësisht, këshilli qëndror i Demokracisë së Re, unanimisht vlerësoi se kryetari i partisë z.Imer Selmani i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar për president të Maqedonisë, me ç’rast edhe vlerësojmë në përkrahjen e të gjithë bashkësive etnike në vend”, tha zëdhënës i DR-së, Arjanit Hoxha

Me votim unanim Demkracia e Re, ka votuar kryetarin e saj, Imer Selmanin për kandidat për presidentë të Maqedonisë në zgjedhjet e 22 marsit.

Zëdhënësi i Demokracisë së Re, Arjanit Hoxha tha se për marrjen e këtij vendimi janë inkurajuar nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë ku për president u zgjodh afro-amerikani Barak Obama, edhe pse në këtë shtet jetojnë vetëm 15 përqind afroamerikan.

“Duke i pasur parasysh kriteret dhe politikanët të cilët do të kishin mundur të marrin pjesë si kandidat të mundshëm për president, Demokracia e Re, gjegjësisht, këshilli qëndror i Demokracisë së Re, unanimisht vlerësoi se kryetari i partisë z.Imer Selmani i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar për president të Maqedonisë, me ç’rast edhe vlerësojmë në përkrahjen e të gjithë bashkësive etnike në vend”, tha zëdhënës i DR-së, Arjanit Hoxha.

Hoxha thotë se nuk kanë diskutuar me partitë tjera shqiptare rreth mundësisë për përkrahjene Selmanit në këto zgjedhje por kërkoi mbështje nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
“Fokusi jonë do të jetë që të gjithë votuesit shqiptarë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë të përkrahin kandidaturën e z.Imer Selmani. Është çështje partive politike se si do të veprojnë, ne nuk kemi se çka të kërkojmë prej tyre, ne kërkojmë votën e qytetarëve shqiptarë dhe bashkësive tjera etnike që jetojnë në Maqedoni”, shtoi Hoxha.

Demokracia e Re do të garoj për të parën herë në zgjedhje si subject I pavaruar politik, pas ndarjes së saj nga Partia Demokratike Shqiptare. Sondazhi i fundit i bërë nga Instituti Republikan Amerikan IRI, tregon se partiae Selmanit ka mbështetje prej 3 përqind të qytetarëve dhe e renditë atë menjëherë pas PARTISË SË Ahmetit që ka 11 përqind të mbështjes dhe para partisë së Thacit me 2 për qind mbëështetje të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *