Home / Lajme / Maqedoni / Inflacioni në dhjetor ra në 4.1 për qind

Inflacioni në dhjetor ra në 4.1 për qind

Inflacioni mesatar në Maqedoni në vitin 2008 ka qenë 8.3 për qind në nivel vjetor, përderisa në dhjetor ai ra në 4.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, inflacioni në dhjetor në krahasim me muajin e kaluar shënon rritje prej 0.3 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon zvogëlim për 0.6 për qind.

Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një amvisëri katëranëtarëshe për muajin dhjetor të vitit 2008, llogaritur në bazë të çmimeve me pakicë, arrinë 12.575 denarë dhe në krahasim me muajin e kaluar është më e lartë për 2.8 për qind.

Rritje më të madhe të çmimeve me pakicë gjatë vitit rrjedhës është vërejtur tek prodhimet bujqësore për 18.6 për qind, prodhimet industriale-ushqimore për 14.0 për qind, pijet për 7.6 për qind, prodhimet joushqimore industriale për 5.5 për qind dhe shërbimet për 3.7 për qind.

Lëvizja e indeksit të shpenzimeve për jetë në vitin 2008, po ashtu, ishte e ndryshme prej disa grupeve të caktuara të konsumit. Rritje më të madhe është vërejtur në grupet: Ushqim për 15.3 për qind, Hotele dhe restorante për 11.4 për qind, duhan dhe pije për 4.0 për qind.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *